Erion Braçes i ofrojnë  punë në “Big Brother Vip”, ja biseda me Arbana Osmanin

Erion Braçes i ofrojnë punë në “Big Brother Vip”, ja biseda me Arbana Osmanin

September 23, 2021 0

Veprimi i fundit i tij në qeveri ishte përmbysja e karriges dhe dorëzimi i zyrës. Erion Braçe pasi u largua nga kabineti Rama, ku mbante postin e Zëvendëskryeministrit, po mendon një angazhim të ri. Puna që ai di të bëjë është media.

Ashtu si ish-kolegu i tij, Luan Rama (ky j largua nga LSI) që ka nisur punë në një televizion, edhe Braçe synon një rikthim në media.

Erion Braçen e njohim nga daljet e tij publike në parlament, si edhe në televizione të ndryshme, por gjithmonë duke folur për politika qeverisëse apo opozitare.

Jua kishte marr mendja ta shihnit në një reality-show?!
Mesa duket, Arbana Osmanit, i ka vajtur mendja, pasi i ftuar në Top Albania Radio, politikani Braçe tregoi se ka patur një komunikim me moderatoren.

“A do hyje në Big Brother Vip?”, e pyet Adi.

“Jo,jo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam patur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”,- u përgjigj Braçe.
“Ky po që është lajm i ditës”,- tha Adi

Normalisht, Erioni, kishte refuzuar.

Ende nuk dihet asgjë për opinionistin, por konkurrentët VIP-a po zbulohen pak e nga pak.

Disa prej emrave pjesëmarrës, që qarkullojnë janë Sheila Haxhiraj,Ema Andrea, Albërije Hadërgjonaj, Andi Artani, Arjola Demiraj, ka dyshime për Meridian Ramçaj, si edhe Riselda Sejdija.

revista.one/