Erjola Doçi lë shtëpinë e Big Brother: Fitoftë Juli! Graciano: Jam i kënaqur…

Erjola Doçi lë shtëpinë e Big Brother: Fitoftë Juli! Graciano: Jam i kënaqur…

May 12, 2024 0

Erjola Doçi është banorja tjetër që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP mbrëmjen e sotme gjatë eliminimit të dytë brenda natës së spektaklit.

Moderatorja i ka dhënë fund rrugëtimit në BBV, dhe gjithashtu garës për çmimin e madh, duke dhënë një mesazh para largimit nga dera e kuqe: Fitoftë Juli.

“Jam i lumtur që kam njohur një vajzë si Erjola. Me karakter dhe burrneshë e vërtetë”- tha Juli.

“Ju dua shumë, s’kam asgjë për të thënë tjetër. Fitoftë më i miri”- tha Erjola duke bërë me shenjë nga Juli.

“Kjo është përgjigja më e bukur e mundshme.

Meritoni: Po s’ka përgjigje ore, të përciellësh shoqen tënde te dera.

Graciano: Njerëzit i kanë parë gjërat jashtë dhe kjo është përgjigja më e bukur e mundshme.

Ledioni: Graciano, a e ndjen veten përgjegjës për daljen e Erjolës?

Graciano: Jo.

Meritoni: Po ti the jam i kënaqur?

Graciano: Jo, jam i kënaqur për të vërtetën. Erjola është ai personi që kur unë u ktheva në shtëpi, gjatë një bisede me Julian Dedën, kam thënë që jam krenar për rrugëtimin e saj. Është një gocë plotë vlera, burrneshë, është e padiskutueshme kjo pjesë, ka qenë një konkurrente shumë e fortë që ka dhënë shumë për këtë shtëpi, aman nuk e kuptova pse kurrë nuk tha një të vërtetë që nuk i ndikonte kurrë.

Ledioni: Juli, ti ke pasur shumë afrimitet me vajzat brenda këtyre 118 ditëve, si ndihesh?

Juli: Nuk ndihem mirë, patjetër. Është normale që të gjithë të ikim një nga një, por nuk e prisja për asnjë nga të dy vajzat që të largoheshin sonte. Roza është karakter shumë i veçantë në shtëpi, dhe ndoshta unik në llojin e saj, ndërsa Erjola padiskutim që është motori i shtëpisë si në punët e shtëpisë, diskutime, debate e përballje. Ka duruar edhe ajo shumë sidomos këto dy-tre ditët e fundit. S’ndihem mirë, s’kam ç’them tjetër.

revista.one/