Erjola Doçi ngacmon këngëtarin, vjen reagimi epik…
November 27, 2023Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me moderatorë Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
Në një moment në fillim të intervistës Erjola i drejtoi këngëtarit një pyetje paska provokuese, ndërsa Ermali duke qeshur tha që ai është një burrë i martuar.
Pjesë nga biseda
Erjola: Fillimisht dua të të them a ishte ky zgjimi më i bukur që ke pasur ndonjëherë?
Ermali: Jam i martuar, më fal! Gruaja ime është nga Drenica. Në Drenicë në vend të lodrave kanë luajtur me kallashnikov.
Erjola Doçi: A je xheloz për të?
Ermal Fejzullahu: Jo, ne kemi një marrëdhënie të shëndoshë dhe asnjëherë, ajo ka qenë dhe është një nënë e përkryer, përderisa jam e kënaqur me raportin që ka me fëmijët. Unë jam gjithë kohës mysafir në shtëpi dhe për mua është çdo gjë në rregull.
Erjola Doçi: Po ajo për ty është xheloze?
Ermal Fejzullahu: Kemi gati 17-18 vite bashkë kështu që jo. Ka qenë në fazën e fillimit më tepër. Ajo e ka kuptuar punën time dhe nuk është tipi që vjen mbrapa meje kudo që jam apo këndoj.
I pyetur në lidhje me peshën e tij, nëse është bullizuar, Ermal Fejzullahu shprehet: E kam për veten time sepse fjalët e tjera mua më hynë në këtë vesh dhe më dalin në tjetrin. Duhet të marr masa sepse po e shoh vetë që duke kaluar vitet, fillon dhe e përjeton pak më shumë këtë punën e peshës.
Ronaldo Sharka: Ose mund të futesh dhe në Dancing dhe humbet më shumë atje.
Ermal Fejzullahu: Nuk e di, nuk kam qenë asnjëherë valltar i mirë në jetën time, as në klip, as në këngë.
revista.one/