“Ervin Salianji është bashkërrugëtari im”, Grida Duma pranon në emisionin e saj lidhjen me deputetin
September 27, 2024Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, ia kushtoi monologun e saj nisjes së programit dënimit të deputetit të PD-së, Ervin Salianji.
Ajo tha se Salianji është bashkërrugëtari i saj, pasi e di rrugëtimin që ka ndjekur për të arritur këtë karrierë politike.
“Ervin Salianji është protagonisti i shumë viteve betejë të sistemit të drejtësisë që opozita e quan të politizuar, ndërsa maxhoranca të pavarur. Por beteja politike, ne e kemi thënë në Top Story, zhvillohet në dyert e drejtësisë. E kemi thënë që kjo fushatë zgjedhore do të përcaktohet nga fushata e ndëshkimeve apo e drejtësisë të pavarur, versus të varur. Ervin Salianji është një proces që ka zgjatur 5 vite, me 50 seanca”, tha Duma.
‘Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik. Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.
Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, tha më tej Duma.
Sot pritet të ekzekutohet vendimi për burgosjen e deputetit të PD-së Ervin Salianjit i cili dje me vendim të formës së prerë u dënua me 1 vit burg. Sot në mëngjes do të hidhet shorti për të caktuar prokurorin dhe më pas ky i fundit do të firmosë vendimin për ekzekutimin e arrestit. Ndërkohë mund të ketë dhe vetëdorëzim në polici nga ana e vetë deputetit Salianji.
revista.one/