“Është mashtruese”- Mevlani përballet me deklaratat e ish të dashurës, më pas eliminohet nga BBV

“Është mashtruese”- Mevlani përballet me deklaratat e ish të dashurës, më pas eliminohet nga BBV

November 16, 2024 0

Këtë javë, shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka qenë e mbushur me emocione të forta dhe tensione të shtuara. Ana, Gjesti, Gresa, Lela, Leo, Mevlani dhe Xheneta ishin të gjithë në rrezik për të lënë shtëpinë, duke e bërë garën më të ngushtë dhe lojën më intensive.

Pas një javë me sfida të vështira dhe ndërveprime të tensionuara mes banorëve, ishte Mevlani ai që nuk arriti t’i shpëtonte eliminimit. Pas një qëndrimi të spikatur në shtëpi, Mevlani u largua nga gara, duke lënë pas kujtime të bukura dhe një ndikim të veçantë te shokët e shtëpisë dhe publiku.

Vetëm disa ditë më parë, banori i Big Brother Vip, Mevlan Shaba, mësoi se do të bëhëj baba. Ai u suprizua nga partnerja e tij në shtëpi, e cila i tregoi se ishte në pritje të ëmbël.

Mirëpo pas asaj surprize, ish e dashura e banorit, Livia, bëri një deklaratë në rrjetet sociale teksa tha se një natë para se Mevlani të bëhëj pjesë e formatit ata ishin takuar dhe ky i fundit i kishte thënë se e donte.

“Mirëmbrëma, unë dua t’i bëj urimet e mia më të sinqerta një njeriut që do të bëhet baba, që natën që do hynte akoma më thërriste më thonte që më donte, shyqyr që kur erdhi te shtëpia nuk e lejova që të më prekte. Urime”, u shpreh ajo.

Me këto deklarata konkurenti u përball prime-n e mbrëmshëm (15 nëntor) ku e quajti Livian “mashtruese” dhe se ajo po e bën këtë për për të dëmtuar imazhin e tij në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tij.

“E kam pritur këtë gjë. Ne me Orin kemi nga marsi apo prilli që kemi nisur të njihemi, ajo ka nisur të bëjë kalkulimet, duke menduar se teksa kam qene me të kam pasur një tjetër. Njohja me Orin ka nisur 3 ose 4 muaj pas ndarjes time. Komunikime kemi pasur për arsye të ndryshme. Ajo ka bërë gabim, e di vetë ajo, pasi jemi ndarë pas një kohe të vogël ka rinisur një lidhje, nuk i ka ecur, e tentoi sërish tek unë.

E kam takuar është e vërtetë, ajo ka pasur disa gjëra të miat, që i kam harruar te shtëpia e saj në Itali. Ajo është mashtruese, i trillon gjërat. Nuk kam reaguar asnjëherë” u shpreh Mevlan Shaba.

revista.one/]