Është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me Dua Lipën? Rrëfehet Ledri Vula 

Është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me Dua Lipën? Rrëfehet Ledri Vula 

July 9, 2022 0

Reperi Ledri Vula ka rrëfyer nëse është penduar që nuk ka vazhduar lidhjen me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ai është shprehur që do të jetë pjesë e  tregut shqiptar dhe jo atë ndërkombëtar, pasi nuk do të jetë larg familjes.

A je penduar që vazhdove lidhjen me Dua Lipën sepse kjo mund të të kishte futur në një treg ndërkombëtar?

“Unë dua të mbes në tregun tonë, po të doja do kisha bërë me të jashtmit, por unë vazhdoj me bo këngë me kolegë, s’dua të jem larg familjes”, tha Ledri.

Ledri Vula gjithashtu ka zbuluar mesazhin që ka marrë nga Dua Lipa.

“A të kallëzoj të drejtën, më ka bërë përshtypje duke e marrë parasysh që është një yll botëror, se nuk e kam prit që të më përgëzonte pas natës në Sunny Hill, s’më ka shkruajtur vetëm mua, por mua edhe Lumin na ka shkruar Dua Lipa”, tha Ledri.

Nga ana tjetër,

Ai tha se Sara e ka mbështetur dhe kanë pasur raporte shumë të mira që në fillim, gjë e cila e ka mbajtur të gjatë marrëdhënien e tyre.

Për shumë vite ti Ledri, ke qenë ëndrra e shumë vajzave, ndoshta dhe je. Është e vërtetë që kur je i lidhur të duan më shumë femrat?

Po as më pak s’të duan. Të gjithë kemi qejf me pas diçka që nuk mundemi ta kemi.

Çfarë kishte Sara që ta fitoi zemrën?

Kishte shumë lek vëlla. A di si mendoj unë, po nuk qe e bukur nuk të tërheq. Më pas edhe po të jetë e bukur dhe e keqe brenda nuk të duhet. Ajo çfarë më ka tërhequr, na ka ecur muhabeti dhe shumë shpejt jemi njohur me njëri-tjetrin dhe e kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Raporti I mirë na ka mbajtur bashkë.

revista.one/