Eurovizion 2021, ja dhjetë shtetet e gjysmëfinales së parë që arritën të kualifikohen
May 18, 2021Nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Conest nxori 10 shtete në finale dhe la gjashtë të tjerë jashtë saj.
Mbrëmja e zhvilluar direkt nga salla e madhe “Ahoy” në Rotterdam të Holandës, solli në skenën e saj gjigante 16 artistë nga 16 shtete të ndryshme.
Pas përfundimit të performancave, u hap zyrtarisht edhe votimi, ku shikuesit nga mbarë Evropa kishin mundësi që me votën e tyre të mbështesnin shtetin e preferuar.
Pesha e publikut në vlerësimin final është 50 për qind, ndërkohë që për 50 për qindëshin tjetër kujdesen juria profesionale e secilit shtet përkatës.
Si rezultat i votimit 15 minutësh dhe atë të jurisë finale, shtetet që arritën të kualifikohen për në finalen e madhe që mbahet këtë të shtunë (22 maj) janë:
-Norvegjia / TIX – Fallen Angel
-Izraeli Eden Alene – Set Me Free
-Rusia / Manizha – Russian Woman
-Azerbajxhani / Efendi – Mata Hari
-Malta Destiny – Je Me Casse
-Lituania The Roop – Discoteque
-Qipro Elena Tsagrinou – El Diablo
-Suedia / Tusse – Voices
-Belgjika / Hooverphonic – The Wrong Place
-Ukraina. / Go_A – Shum
Ndersa gjashte shtetet qe nuk do te vazhdojne garen jane:
Australia / Montaigne – Technicolour (Live-on-Tape performance)*
Croatia / Albina – Tick-Tock Ireland / Lesley Roy – Maps
North Macedonia / Vasil – Here I Stand
“Megjithëse ata nuk do të na bashkohen në skenë këtë të Shtunë, ata do të qëndrojnë në zemrat tona (dhe lista e këngëve) përgjithmonë”, u shprehen organizatoret.
revista.one/