Eva Murati shkëlqeu në stadium në përkrahje të Kombëtares
June 17, 2024Gazetarja e njohur sportive, Eva Murati, që ka zgjuar edhe vëmendjen e medieve të huaja, ka qenë e pranishme në tribunat e stadiumit për të bërë tifo për Shqipërinë në Kampionatin Evropian.
E veshur me fanellën e kombëtares së Shqipërisë, gazetarja mori vëmendjen si çdo herë me paraqitjen e saj në stadiumin Signal Iduna Park në Dortmunt.
Ajo po bënte tifo për Shqipërinë e cila u ballafaqua me Italinë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.
Përveç fanellës kuq e zi, ajo gjithashtu mbante një shallë që simbolizonte emrin Shqipëri, me shqiponjën dykrenare.
Fama e gazetares shqiptare shtrihet përtej kufijve, kjo pasi ajo ka arritur të marrë vëmendjen edhe të medieve britanike sikurse The Sun, medium që herë pas here shkruan për sukseset e saj.
Edhe në paraqitjen e saj të fundit, ajo nuk kishte se si të mos e merrte vëmendjen e të gjithëve.
revista.one/