Familjarët e Xhenetës reagojnë ndaj produksionit: Po ulni figurën e vajzës, do ta nxjerrim nga Big Brother
December 10, 2024Pas ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP Kosova 3 kanë reaguar menjëherë familjarët e konkurrentes Xheneta Fetahu. Në një postim në rrjete sociale, ata u shprehën thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar.
Bëjnë me dije po ashtu se dëshirojnë ta largojnë modelen nga ky format, pasi që BBVK po mundohet ta poshtërojë para gjithë shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
“Ne si familje ndihemi thellësisht të shqetësuar për situatën e ndodhur gjatë Prime’t të sotëm, ku vajza jonë Xheneta u sulmua nga produksioni dhe moderatorët të cilët më shumë janë në rolin e opinionistëve se sa në drejtimin (udhëheqjen) e emisionit e që si disa herë tjera tabelë qitje e përdorën Xhenetën.
Gjuha e Alaudinit dhe qasja e tij ndaj një vajze janë të patolerueshme në çdo mënyrë.
Në asnjë formë nuk e pranojmë as gjuhën e Xhenetës në drejtimin e banorëve tjerë, por që nuk është vetëm ajo që shprehet në atë mënyrë, klipet tjera të cilat shpërndahen në rrjete sociale i shfaqin edhe banorët tjerë me të njëjtën gjuhë e mos edhe më të degraduar, video të cilat do ti postojmë në storiet e radhës e që produksioni nuk i shfaq asnjëherë.
Por, në rast se Big Brother është një lojë në të cilën duhet të luash e të përdorësh strategji për të triumfuar ndaj banorëve tjerë, atëherë Xheneta ka zgjedhur ndoshta lojën e gabuar, por jo ndryshe nga të tjerët.
Në rast se nuk ju pëlqen e nuk e dëshironi brenda asaj shtëpie të cilën vendosni ju, atëherë për hir të publikut më mirë na lejoni të largojmë nga ky format se sa të poshtëroni në këtë formë e ta ulni figurën e një vajze para miliona shqiptarëve për interesa të klikimeve sepse shihet se e vetmja që bënë lojë në atë shtëpi është ajo.
Pas përplasjes me Xhenetën, Driloni ka kërkuar menjëherë largimin nga Big Brother, nëse nuk merren masa ndaj saj.
Konflikti mes tyre ka eskaluar shpejt, duke përfshirë ofendime të ashpra, ndërsa Xheneta e ka pështyrë Drilonin gjatë një debati verbal.
një zarf i zi është dorëzuar në shtëpi, ndërkohë që familja e boksierit të njohur, i cili ka treguar edukatë dhe durim gjatë gjithë qëndrimit në lojë, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur mendimin e tyre lidhur me ngjarjet e fundit.
“Përshëndetje, publik i dashur, ne si familje e Drilonit duam të reagojmë për ngjarjet që ndodhën mbremë. Siç keni parë, Xheneta e pështyu dhe e ofendoi rënde familjen tonë. Një sjellje e tillë eshtë e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet në një format si Big Brother VIP Kosova. Kjo, sipas ligjit, përbën një formë të qartë të kërcënimit dhe fyerjes.
Deri dje, ajo pretendonte se lufton për te drejtat e grave, por ku janë të drejtat e burrave apo, më saktë, të drejtat e njeriut ne ketë situatë? Ky eshtë nje turp dhe munges totale lojaliteti.
Familja jonë eshtë sulmuar dhe ofenduar pa arsye, edhe pse jemi një familje me vlera dhe histori. Duam t’ju kujtojme që disa anëtarë te familjes Rama kanë qenë luftëtarë të UÇK-së, duke dhënë kontribut për lirine e Kosovës.
Si familje, kërkojmë gë produksioni të marrë masa të menjëhershme për situatën e mbrëmshme. Ne kontratën e Drilonit me Big Brother, nuk shkruan askund që familjet mund te perfshihen ne kêté mènyre, e aq me pak te permenden prindërit, veçanërisht nënat, në kontekste fyese.
Gjithashtu, duam të sqarojmë edhe një keqkuptim: Driloni nuk ka veshur dhe nuk do te veshë kurrë uniformën e UÇK-së për të marrë mbështetjen e publikut. Nuk ka nevojë për diçka të tillë, sepse ai vjen nga një familje që ka luftuar per çlirimin e Kosovës. Falë tyre, ne sot jetojmë të lirë në vendin tonë.
Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj te vazhdueshme!”
Ndërkohë, moderatori i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, shpesh nuk përmbahet gjatë prezantimit të këtij spektakli.
Kjo për shkak të situatave në shtëpi dhe ngjarjeve që krijojnë konkurrentët brenda.
“Xheneta pusho, jeni në Prime po flet për brekë. Turp të kesh, turp turp. A e di çka se mjaft është mjaft. Nuk ka asnjë arsyetim që të përkrah në këtë drejtim, në këtë gojë dhe në këtë fjalë të pisët që po e përdor”, u shpreh ai.
Tutje shtoi: “E ke degraduar edhe nivelin të Big Brother me fjalët tua, të tjerët duhet me ra në nivel tëndin me ta kthy, marre. Unë nuk kisha pasur fytyrë as edukatë me ndejt aty asnjë sekond pas kësaj pune. Nuk ka as pendim për këtë çfarë bën. Deri kur kështu”.
Si ndëshkim konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, është vendosur në një nominim të përhershëm për të gjithë edicionin e spektaklit.
revista.one/