Fansat i kujtojnë shpullën ndaj Gjestit, Jozi reagon ashpër edhe ndaj Ledri Vulës
June 29, 2025Joz Marku ka komunikuar së fundmi me ndjekësit e tij përmes një sesioni pyetje-përgjigje në InstaStory. Njëri prej fansave i rikujtoi një nga momentet më të përfolura të qëndrimit të tij në Big Brother VIP Albania.
Një ndjekës me nota humori e pyeti: “A ta ka hapur më njeri derën?”, një referencë e qartë ndaj incidentit famëkeq në shtëpinë e BBVA, kur Gejsti i hapi derën Jozit pas eliminimit, moment që përfundoi me një shuplakë të fortë që bëri xhiron e rrjetit dhe u komentua gjatë në medie.

Jozi nuk ngurroi të japë një përgjigje me ironi të hollë, duke shkruar: “Edhe pa trokit hiç”, duke kthyer në vëmendje atë ngjarje që vazhdon të mbetet një nga skenat më të bujshme të edicionit.
Reagimi i tij ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjetet sociale, duke ndezur sërish debatet për momentin e tensionuar mes tij dhe Gejstit, që për shumë u konsiderua si një ndër përplasjet më të papritura në historinë e spektaklit.

Pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Albania, të dy artistët, si Jozi ashtu edhe Gjesti, i janë kthyer karrierës muzikore.
Disa ditë më parë Ledri Vula është shprehur se nuk do bënte bashkëpunim asnjëherë me Jozin, ndërsa këngët e Gjestit i pëlqen.
Prandaj Jozi dje i është përgjigjur me një deklaratë të papritur: “Kingjat në tufë, Luani vetëm në fron”.

revista.one/