Fejohet Greta Koçi, e zyrtarizon marrëdhënien me partnerin në Austri

Fejohet Greta Koçi, e zyrtarizon marrëdhënien me partnerin në Austri

August 26, 2021 0

Greta Koçi zyrtarizon lidhjen e saj. Këngëtarja na ka treguar “me stil” unazën e fejesës, teksa filmonte veten në natyrë. Sigurisht, sytë ishin të gjithë tek unaza e saj, e cila në njëfarë mënyre konfirmon këtë lajm.

Më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë.

Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh. Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.

Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore.

revista.one/