“Fëmija im është i sigurt për atë që flet”, babai i Luisit: Ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat

“Fëmija im është i sigurt për atë që flet”, babai i Luisit: Ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat

November 28, 2024 0

Babai i Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka dhënë një deklaratë për emisionin Top Story në Top Channel.

Ai shprehet se është e faktuar nga kamerat që ka dy autorë, ndërsa mbështet deklaratën e mëparëshme.

Babai i Luisit: Këto deklaratat nëpër media s’më duken shumë serioze sepse presim të vijë mjeku ligjor të bëjë pjesën e goditjeve që ka marrë në shpatull të kemi rezultat përfundimtar, kemi kërkuar që të jetë mjeku ligjor dhe të bëjë ekspertimin e plagëve, të dalë në një konkluzion, unë i besoj shtetit, mendoj do bëjë më të mirën, për çdo fëmijë duhet një kujdes i veçantë, drejtësia do të shkojë në vend. Më ka thënë se deklarata është mese e saktë dhe bazohet me deklaratën edhe para prokurores, fëmija im është i sigurt për atë që flet, i mëshojmë idesë që ka dy autorë, është e faktuar nga kamerat që personat kanë qenë të dy bashkë.

Këtë duhet ta zgjidhin hetimet, unë si prind mund të bëj ankesa, nuk dua që fëmija i dikujt tjetër të dënohet për krim. Deklarata që ka dhënë ishte dje e marrë nga prokurorja. S’e di ku e di policia e shtetit që ka një person. Fëmijët do të thonë që janë dy persona.

Avokati Redi Ramaj ishte i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, ku tregoi gjendjen emocionale që po kalon familja e Martin Canit, i cili u vra me thikë 10 ditë më parë.

Ai u shpreh se familja e 14-vjeçarit është në gjendje të kuptueshme pasi kanë humbur djalin e tyre, ndërsa shtoi se po bombardohen nga fakte të ndryshme për ngjarjen e rëndë.

“Familja është në një gjendje të kuptueshme normale. Ka humbur një fëmijë 14 vjeç, të cilin e kishin çuar në shkollë për të marrë dije. I ati i Martinit është njeri i fortë, por po ‘bombardohet’ se si shkolla, policia e ka trajtuar këtë ngjarje deri më sot. Të tjera fakte dalin dhe u thuhet familjarëve dhe të tjera thotë policisë.”, u shpreh ai.

I ftuar në studio ishte Erion Ismaili, zëvendësdrejtor i Krimit në Tiranë, i cili dha më shumë detaje në lidhje me sherrin mes viktimës dhe të miturit.

Ai tha se policia posedon pamje të konfliktit, ndërsa shtoi se momenti i konfrontimit mund të ketë zgjatur rreth 10 sekonda.

Sakaq ai theksoi se nga ana e policisë janë kryer një sërë veprimesh.

Kemi dy episode, më datë 15 ku jashtë ambienteve të shkollës kemi pasur një debat mes viktimës dhe autorit. Pas këtij episodi ka pasur një komunikim në aplikacionin Snap Chat, ku duket se janë sqaruar, por kanë lënë një takim të hënën pas mësimit.

Episodi i dytë i ka ndodhur në ambientet shkollës. Më pas vijmë te ngjarja, që është rreth orës 13:00, 18 tetor. Viktima dhe personat kanë qenë në mbarim të procesit mësimor. Janë bashkuar 200 metra larg shkollës, duke evidentuar problematikën, kanë përshkuar 40 metra nga vendi i ngjarjes.

Në këtë vendngjarje kemi evidentuar 9 nxënës shkolle, 6 prej tyre janë në krahun e viktimës. Në krahun e autorit është autori dhe një nxënës tjetër. Janë identifikuar këta persona, janë pyetur dhe ripyetur. 3 prej tyre nuk janë të shkollës “Fan Noli”, janë nga krahu i viktimës. Kemi një dinamikë të qartë të ngjarjes. Që nga momenti i sherrit… momenti i goditjes është në disa sekonda. Debati dhe momenti i konfrontimit mund të jetë 10 sekonda. Nuk e kemi të filmuar këtë. Kemi video dhe gjatë momentit.

Nga ana e policisë janë kryer një sërë veprimesh. Jemi deri tek një person, hetimi vazhdon.”, u shpreh ai.

Më tej ai shtoi “Nisur nga veprimet e policisë, dua të siguroj që policia, grupi hetimor që është ngritur për të hetuar ngjarjen që nga dita që ka ndodhur ngjarja dhe deri sot ka punuar orar pa orar, për të zbardhur dhe thënë të vërtetën, që të vijë një ditë që të jemi para këtyre fakteve. Së dyti lidhur me ngjarjen edhe për opinion publik ka dy episode.
Ka pamje filmike të vendit të ngjarjes, jemi duke shqyrtuar edhe pamje të tjera, ka një panoramë të qartë, nuk vjen vetëm nga pjesa e pamjeve filmike, kemi pyetur në momentin e ngjarjes, kemi ripyetur sërish personazhet nëse kemi të bëjmë me të njëjtat thënie.”

revista.one/