Femrat seancë joge në qendër të Prishtinës, ftesë për vajzat dhe gratë
July 28, 2021Sot në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë është mbajtur sesioni i jogës rreth hapësirave të qytetit, nën drejtimin e organizatës “She Inspires”.
Drejtuesja e organizatës “She Inspires”, Jehona Lluka, është shprehur që organizime të tilla që synojnë mishërimin e shëndetit fizik dhe mendor, janë të hapura për pjesëmarrje nga vajza dhe gra të profileve dhe profesioneve të ndryshme.
Sesioni i jogës u drejtua nga Arbëresha Maloku, profesioniste e jogës dhe drejtuese e Abbey Yoga, si kontribut pro bono për komunitetin.
Aktivitete të tilla parashihen të mbahen edhe në të ardhmen e afërt, me pjesëmarrje nga profesionistë të shëndetit fizik – duke përfshirë joga dhe pilates.
Ky organizim u mbështet nga Komuna e Prishtinës dhe Banka Ekonomike.
revista.one/