Tregon prapaskenat e Big Brother, Olta për Luiz Ejllin: Mashtrues profesionist, por…

Tregon prapaskenat e Big Brother, Olta për Luiz Ejllin: Mashtrues profesionist, por…

April 8, 2023 0

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Olta Gixhari ka ironizuar famën që ka marrë Luizi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

E ftuar në “Më Lër të Flas”, ajo ironizoi duke thënë se përse nuk i ngenë një lapidar.

Olta: Ngrijini more një lapidar, ngrijini Luizit një lapidar, duhet të ngrihet një lapidar për Luizin në çdo lagje.

Romeo: Ti mund ta kesh inat sa të duash ai është më i mirë se ty.

Olta: As vetë se besove këtë që the.

Donald: Do doja të ndalesha pak edhe në diçka që ti i thoje Luizit që i thoje, ‘kë ka këtu brenda ky o vlla’. Më kë e kishe dhe pse me Eduart Grishajn.

Olta: Aty ngaqë janë shkodranë dhe janë shokë dhe e mbronte.

E pyetur se çfarë mendimi ka për Luizin pas daljes nga BBV, thotë: Është super lojtar dhe mashtrues profesionist. E kam thënë aty brenda, tani që kam dalë më është përforcuar kjo idePor e theksoj super lojtar.

Çfarë i tha djali në shtëpi

Olta Gixhari ka folur edhe për marrëdhënien me djalin, Amar, pas daljes nga BBV.

Ajo u shpreh se mendoi se djali i saj e kishte harruar, pasi u soll ftohtë me të kur produksioni ia dërgoi suprizë brenda shtëpisë.

Megjithatë theksoi se marrëdhënia e tyre u rikuperua brenda natës dhe ka kaluar gjithë kohën vetëm me të birin.
“Kam pak ditë që kam dalë, ndihem mirë. Kam harxhuar kohën me djalin tim dhe po rikthehem në realitet. Djali ishte i ftohtë, unë qava, mendova se më ka harruar, por pikërisht atë natë që shkova në shtëpi, ai hidhej sipër krevatit dhe s’ka fjetur deri ne 6 të mëngjesit. Thoshte “mami të dua shumë”. Rikuperimi ishte më i shpejtë seç e mendoja dhe për këtë jam shumë e lumtur”, tha ajo në “Më lër të flas”.

Ndërkohë ajo u pyet edhe për partnerin e saj dhe se si e priti ai.

Donald: A e kishte marrë malli?

Olta: Po e kishte marrë malli shumë.

Donald: A ishte rezistent?

Olta: Në ç’kuptim?

Donald: Në kuptimin mendor…

Olta: Po nga ‘mendorja’ ishte shumë mirë.

Romeo: A ishte ashtu siç e ke lënë, apo më mirë?

“Rikuperuam shumë shpejt”, tha Olta pas qëndrimit të saj 98 ditë brenda shtëpisë, ku si një lojtare e fortë, pritej të ishte një finaliste.

Përgjigje Zhakut

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP, Olta Gixhari ka sqaruar situatën e voicet të të opinionistes Zhaklina Lekatari, ku thoshte se partneri i aktores, Dori e ka kërcënuar

Donald:Do doja të sqaroje një situatë në momentin që ke qenë brenda, Dori e ka kontaktuar Zhakun ndonjëherë?

Olta: Asnjëherë.

Donald: Po ç’ishte ai voice që i doli Zhakut?

Olta: Po ku di un tani mund të them që Romeo më kërcënoi, mund të çmendem.

Kujtojmë se Olta vendosi të dalë të shtunën nga shtëpia më e famshme në vendin tonë, duke lënë përgjysmë eksperiencën në Big Brother VIP.