“Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç”, eliminohet Frederiku

“Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç”, eliminohet Frederiku

May 31, 2025 0

Frederik Ndoci ishte fermeri i cili pas votës së publikut u largua mbrëmjen e kësaj të premteje nga Ferma VIP 2.

Spektakli nisi ndryshe nga zakonisht, me një njoftim të rëndësishëm në panelin e opinionistëve. Në mungesë të Kastro Zizos, Krah Luanës dhe Zhakut këtë herë u ul një figurë e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Adelina Ismajli. Artistja solli një energji të veçantë në studio, duke zëvendësuar më shumë se denjësisht opinionistin e munguar dhe duke dhënë mendimet e saj në rolin e ri.

Frederik Ndoci ishte fermeri që ndërpreu rrugëtimin e tij, si pasojë e televotimit të publikut, mes 5 të nominuarve që ishin përballë njëri-tjetrit.

Frederiku ishte një nga personazhet më të spikatur të këtij edicioni, i cili menjëherë pas vendimit të publikut, Me një elegancë dhe sportivitet që e karakterizon, e cilësoi këtë eksperiencë si më të veçantën e jetës së tij.

“Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç. Unë besoj se jam i pari në botë që e kam bërë”.

Ja kë zgjodhi si kryefermer

Luana: Në këtë moment thërras zarfin e eliminimit. Moment i cili nuk na pëlqen por është pjesë e këtij spektakli. Fermerë do të ndaj me ju vendimin e publikut. Fermeri që humbet sonte statusin fermer dhe që do të duhet të largohet përfundimisht nga Ferma VIP 2 është Frederiku.

Frederiku: A të rri dhe sonte për Elinarën.

Luana: Më vjen keq Frederik.

Frederiku: Nuk më vjen keq mua fare.

Luana: Megjithatë do të të kem përballë sonte.

Frederiku: Ishte një praktikë e jashtëzakonshme. Kënaqësi e madhe që të jem dhe me ata që nuk janë VIP-a. Kënaqësia ka qenë edhe për ata që na kanë parë nga shtëpia dhe për të gjithë ata që më kanë ndjekur. Kaq ishte. Ferma VIP nuk është për VIP-a 67-vjeç, unë besoj se jam i pari në botë që e kam bërë,.

Luana: Duhet të them që e superuar në mënyrë fantastike.

Frederiku: Tani fillon kënaqësia. Kur mbush ato valixhet thua që unë kam familje, kam fëmijë që më presin. Për mua ishte kënaqësi edhe për të afërmit që i kam larg. Qëllimi im ka qenë në fermë për datën 11 maj e cila u realizua. Qëllimi tjetër ka qenë që kush se njeh Frederikun, ky jam. Për Frederikun që është kontrapedal edhe me veten, Basta urime për fitoren.

Big Basta: Çfarë fitoreje?

Frederiku: Ti do e fitosh.

Luana: Frederik emrin e kryefermerit të ri?

Frederiku: Kryefermeri i ri është Andueli.

Erandi dhe Frederiku sfifojnë njëri-tjetrin në “RAP”

Nuk munguan as momentet argëtuese, një prej tyre ishte sfida muzikore mes Frederikut dhe Erandit, të cilët sollën një performancë plot ritëm dhe humor në një “duel rap” që ndezi atmosferën dhe shkaktoi të qeshura pa fund.

Frederiku: Ka rrepista këtu?

Luana: Po e harove çikë tesktin.

Frederiku: Kisha harru syzet.

Erandi: E kisha mbajt përmendësh.

Frederiku: I marri man mend, i zgjuari shkruan.

Dasma e Andreas

Në sytë e fermerëve të disa të afërmëve të tyre dhe para miliona shqiptarëve në Shqipëri e anëembanë botës Andrea dhe Gerta bënë dasmën e tyre.

Edhe pse me dy vajza të vogla, Andrea dhe Gerta nuk kanë patur mundësi që të bënin dasëm, por këtë gjë të madhe të jetës së tyre ua mundësoi AGAI në Ferma VIP.

Albano: A pranon ti Gerta Andrean deri sa të kesh frymë?

Gerta: Sigurisht që pranoj.

Albano: A zotohesh ta duash, ta respektosh, të lash enët, të hekurosësh, të pusnosh serën deri sa të kesh frymë?

Andrea: Patjetër që po.

Albano: Me pushtetin që më jep AGAI ju deklaroj burrë dhe grua, je i detyruar me detyrim përcaktim të puthësh nusen.

revista.one/