Fero në gjyq për sherrin, mbante një armë elektroshok, rrezikon burgun
June 22, 2021Në 22 mars të vitit 2018-të, reperi Fero u përfshi në një sherr së bashku me dy miq të tij. Në pranverën e dy viteve më parë, menaxheri i Feros, Mehmet Elshani u përfshi në një sherr me një person të quajtur Lorent Bajrami.
Pas një mosmarrëveshje të momentit që ndodhi mes tyre, Mehmet Elshani ushtroi dhunë ndaj Bajramit, ndërsa Fero dhe Avdullah Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metali të rrezikshme.
Konkretisht Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit si Fero, akuzohet pas kësaj ngjarjeje se ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim një Elektroshok me bateri të firmës TW-801TYPE, në shkelje të ligjit të zbatueshëm lidhur me armët e tilla.
Fero akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.
Ndërkohë ditën e sotme në mungesë të të akuzuarit kryesor për sulm, Mehmet Elshani, është vendosur që seanca fillestare të shtyhet për më vonë.
Islami po akuzohet për kanosje me përdorim të mjetit të rrezikshëm, kurse Shabani për armëmbajtje pa leje, raporton “Betimi për Drejtësi”. Në këto rrethana, seanca e së martës u shty për 8 shtator, në ora 13:30. Prezent në sallën e gjyqit ishte prokurori Bashkim Zeqa, i të akuzuarit Feronit Shabani dhe Avdullah Islami, si dhe mbrojtësi i këtij të fundit, avokati Nazim Mehmeti.
Aktakuza për këtë rast është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 13 shkurt 2020.
revista.one/