Festivali i Këngës/ Albina Kelmendi në skenë me prindërit, dy motrat dhe vëllanë
December 20, 2022Pjesëmarrja e këngëtares Albina Kelmendi në Festivalin e 61 të këngës është e pazakontë. Artistja vjen në skenën e Pallatit të Kongreseve më familjen e saj për të interpretuar këngën “Duje” me tekst të Eriona Rushitit.
Krahas prindërve këngëtarja interpreton me motrat Sidorelën dhe Vesën e vëllain Albin. Ata sollën në këtë garë muzikore, një mesazh të rëndësishëm për ruajtjen e vlerave të familjes dhe dashurisë.
Kënga dhe paraqitja e saj po konsiderohet epike, ndërsa sipas sondazheve dhe reagimeve në rrjetet sociale, ajo deri tani është një nga favoritet kryesore për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.
Kënga e Albina Kelmendit dhe familjes së saj është më e votuara në një sondazh, që është hapur mbrëmë nga faqja e huaj “Wiwibloggs”, në të cilën ka marrë 45% të votave deri tani, si përformanca më e mirë e natës së parë, ndërsa pas saj radhitet Fifi me këngën “Stop” me 14% dhe e treta Enxhi Nasufi “Burrë” me 9% të votave.
Po ashtu edhe në kanalain zyrtar të RTSH-së në Youtube paraqitja live e Albina Kelemdit në Festival ka më shumë shikime.
Festivali i Këngës sonte do të vazhdojë me natën e dytë, ndërsa nata e tretë do t’u kushtohet këngëve të festivalit ndër vite, ku këngëtar të njohur do të këndojnë këngët që kanë lënë gjurmë në këtë festival, për të vazhduar me natën e katër kur është edhe finalja.
Fituesi i Festivalit do të shpallet nga juria, ndërsa përfaqësuesi në Eurovision do të zgjidhet me vota të publikut më 22 dhjetor.
revista.one/