Festivali i RTSH i shitur? Këngëtari tregon pse u tërhoq nga gara

Festivali i RTSH i shitur? Këngëtari tregon pse u tërhoq nga gara

December 5, 2023 0

Sardi Strugaj njoftoi të premten e kaluar, gjatë spektaklit të “DWTS”, tërheqjen nga “Festivali i Këmgës”, duke u bërë artisti i radhës që largohet pas Samanta Karavellës dhe Kejsi Tolës. 

Mes fansave të tij dhe publikut në përgjithësi, është aluduar se arsyeja e tërheqjes është paracaktimi i fituesit, më saktë “shitja” e Festivalit, megjithatë sot, në një bisedë me partneren e tij në skenë ai ka treguar cili është shkaku. 

“Kejsi dhe Samanta janë larguar para meje. Kështu flitet (që paracaktohet fituesi) unë emrin e Anxhelës e kam ditur që në maj. Emrin e Ronelës e dija nga Qershori që e ka fituar Ronela

Nuk e besoja por kur dalin… Vjet Albina ka qenë e paparashikueshme. Askush nuk e ka pritur, ka qenë një festival më ndryshe. Sivjet flitet që e ka fituar Elsa, mund të jetë ndonjë surprizë, por nuk është kjo arsyeja që kam ikur”- shprehet Sardi, teksa rrëfen arsyen: 

“Është muhabet shumë i ulët. Kjo më erdhi keq, që festivali ka rënë në nivel kaq të ulët. Ta dish ti kush është shkaku… Ndihem në siklet, do e them në një moment tjetër.  M’u duk shumë joprofesional, nuk e meriton festivali që të ketë një nivel të tillë. M’u duk niveli i festivalit shumë i rëndë. I festivalit jo i artistëve.

Po e fitoi Elsa, në rast se e ka këngën e mirë aq sa vjet, ose edhe më të mirë, e meriton pa dyshim, jam fans i këngës vjet. Nuk më vjen keq edhe nëse do isha në garë me të, po thjeshtë ta meritojë.”

revista.one/