Feston ditëlindjen e 25-të, Genc Prelvukaj me dedikim për Eni Koçin: Edhe një mijë jetë po të kisha nuk do gjeja kurrë si ti

Feston ditëlindjen e 25-të, Genc Prelvukaj me dedikim për Eni Koçin: Edhe një mijë jetë po të kisha nuk do gjeja kurrë si ti

July 5, 2021 0

Eni Koçi, feston sot ditëlindjen e 25-të.

Me këtë rast i është organizuar një festë madhështore në Tiranë me miqtë dhe të afërmit e saj.

Në një nga fotografitë e fundit ajo shfaqet përkrah të fejuarit të saj, reperit Genc Prelvukaj.

“Me gjysmën time më të mirë”, ka shkruar ajo.

Ndërsa Genci në këtë ditë speciale ka shprehur dashurinë e madhe dhe rëndësinë që ka për të.

“Urime ditëlindjen dashuria ime. Uroj të kesh shumë vite në jetë. Dua të jesh e lumtur çdoherë, e buzëqeshur dhe të kesh gjithçka që ke dashur dhe do në jetë. Ditët me ty, fillojnë dhe ikin sa hap e mbyll sytë, sepse çdo moment ma bën të bukur. Je njeri i mirë, me zemër të mirë, që edhe njëmijë vite jetë po ti kisha, nuk do gjeja kurrë si ti”.

“Vitet ikin shpejt, një ditë do shfaqen edhe fijet e bardha dhe rrudhat, por bukuria jote nuk do te shterojë kurrë, sepse ajo gjendet në shpirt tek ti. Mund të shkruaj edhe njëmijë fjalë tjera por serish nuk pasqyroj saktë atë që e ndjej për ty. Gëzuar yll i bukur. Unë të dua çdo ditë e më shumë”, kanë qenë fjalët e Prelvukajt për Koçin.

Çifti janë së bashku prej shumë vitesh, ndërsa kurorëzuan dashurinë me fejesë në 2019. revista.one/