Fifi bën sërish “twerk” para jurisë së DWTS, arrin në finale
December 16, 2023Mbrëmjen e së premtes në skenën e Dancing With The Stars Albania, këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Filloreta Raçi – Fifi, u shpall finalistja e parë zyrtare e këtij sezoni.
Fifi, e njohur për talentin e saj muzikor dhe prezencën e saj karizmatike, tregoi një tjetër talent të fshehur duke kërcyer me një teknikë mbresëlënëse. Ajo performoi dy kërcime gjatë natës – njërin bashkë me të ftuarin e saj special, aktorin dhe këngëtarin Romeo Veshaj, dhe tjetrin së bashku me partnerin e saj, balerinin e talentuar Graciano Tagani.
Në performancën e parë, me një sinkronizim dhe harmoni të përkryer mes saj dhe Romeos, Fifi arriti të marrë notën maksimale prej 40 pikësh nga juria e përberë nga: Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari, Lori Bala dhe Olta Gixhari.
Dhe sikurse ka bërë në shumë raste, në përfundim të dy kërcimeve, Fifi i dhuroi publikut një moment të veçantë ‘twerk’, duke dridhur të pasmet me ritëm dhe duke lënë përshtypje të fortë tek spektatorët e pranishëm.
Ky akt i guximshëm dhe i paparë në skenën e DWTS shkaktoi habi dhe argëtim të madh në mesin e të pranishmëve. Në javët që vijnë, publiku me siguri do të jetë në pritje për të parë se si do të zhvillohet finalja e këtij sezoni emocionues të Dancing With The Stars Albania, ku Fifi do të jetë një nga yjet që do të ndriçojë skenën.
revista.one/