Fifi: “Më ka dalë nami se dua të fitoj”, Ardit Gjebrea: Votova për ty
May 30, 2021Gjatë “Post Kënga Magjike” tek E Diela Shqiptare, moderatori i njohur Ardit Gjebrea e ka tregur troç për cilin këngëtar ka votuar këtë festival.
Ndër të tjera ai është shprehur se ka dy telefona dhe me të dy votoi Fifin dhe Brunon sepse ishte një nga këngët që ai donte në këtë festival.
Ndërsa Fifi shprehet se këtë vit ka marrë pjesë tek “Kënga Magjike” vetëm për kënaqësi dhe jo sepse po vdes për të fituar çmimin e parë siç i ka dalë zëri kudo.
Ardit Gjebrea: Unë kam dy celularë, njërin zyrtar, tjetrin privat, kam votuar për Fifin dhe Brunon, kam çuar nga një mesazh me të dy telefonat për ju të dy sepse ishte ai vrulli dhe ajo gjëja që unë thoja këtë dua në festival pavarësisht se si erdhi. Thashë ore edhe unë dua të fitoj dhe votova për ju të dy. Më fal Alban por thashë të vërtetën, pavarësisht se e dija që ti do ishe shumica e votuesve të publikut sepse ajo ndihet dhe ishe mbi 2 mije e ca telefonata e mesazhe, ishin për ty.
Fifi:Ideja është që këtë vit, në këtë edicion festival kam marrë pjesë veç për kënaqësinë shpirtërore sepse më ka dalë nami që po vdes të fitoj festivalin. Nuk vdes për të fituar festivalin, unë atë që desha prej festivalit, e mora bashkë me djemtë dhe ne këtë e bëjmë më shumë për publikun në fund të ditës për të marrë kënaqësinë e tyre dhe energjinë prej tyre. Unë jam shumë e lumtur që erdha bashkë me Brunon dhe më çunat dhe sollëm një energji tjetër, një frymë tjetër dhe një fiksim tjetër. Me vite të tëra njerëzit kanë qarë me mua dhe këtë vit thashë hallakatuni. /TVKLAN/