Fifi reagon për videon me Eglin: Po paragjykohen lëvizjet e mia si artiste
May 26, 2025Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar në rrjete sociale ndaj komenteve negative që ka marrë, kryesisht nga llogari false. Ajo thekson se lëvizjet e saj nuk duhet të paragjykohen, pasi po punon tejet shumë me Egli Takon për t’a sjellë në skenë si artiste, ashtu siç e meriton.
Ajo bën me dije se kënga e re e saj do të lansohet sot (e hënë).

Kjo vjen pas një videoje që sollën ato në TikTok, teksa po bënin shaka si dy mikesha dhe bashkëpunëtore.
“Po shoh plot komente, plot zhgënjime. Plot adresa false që po paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente.
Jemi duke punuar me Eglin që të bëjmë muzikë të mirë dhe me e sjell në skenë siç e meriton, si artiste…jo si influencere e as si TikTok-ere.
Nesër në ora 18:00 del projekti i ri “Jetë” i saj dhe shpresoj shumë mund ta kuptoni punën e madhe që kemi bërë si ekip.
Egli nuk ka vetëm një njeri mbrapa kuintave që po punon për të, po ka një ekip super gjigant me plot pasion për punë e muzikës.
Ju dua, Fifi”.
Ndërkohë Eglia ka sjellë disa imazhe nga prapaskenat e videoklipit, ku shihet në formë të mahnitshme.

“E kur shkove, pse m’harrove”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Të shumta qenë reagimet, fansat e së cilës mezi po presin për rikthimin në muzikë
revista.one/