Fiksimi i Kejvina Kthellës për ‘bad boys’, rrëfim i plotë i modeles për jetën e saj
December 1, 2022Kejvina Kthjella ka folur së fundmi rreth jetës së saj personale teksa u ndal gjithashtu dhe tek partneri ideal për të.
E ftuar në ‘Goca dhe Gra’, Kejvina u shpreh se tek një partner i pëlqen shumë pamja e jashtme dhe sa i përket postit të tij, modelja u shpreh se do të donte ta kishte një me pozitë.
“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, bjond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë”– u shpreh bukuroshja.
Më tej ajo tregoi se i pëlqejnë ‘djemtë e këqinj”. Madje ajo tregoi dhe një histori që i ka ndodhur gjatë kohës që ka qenë e lidhur me dikë:
“Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad-boys’”.
Sa i përket ‘çmendurirave’ që ka bërë gjatë një lidhjeje Kejvina u përgjigj:
“Kam bërë çmendurira. Kam marrë avionin pa thënë gjë fare, thjesht më ka gjetur aty. Nëse e them sa orë fluturim, e kuptoni se ku pastaj. Edhe për mua kanë bërë çmendurira. Njëherë dikush kishte mbajtur rreth një muaj WhatsApp-in tim”.
Kejvina Kthjella ka folur sërish rreth sherrit të bujshëm që ndodhi tre vite më parë mes Einxhel Shkirës dhe Oriola Marashit.
Sherri dyshohej se nisi pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”. Pasi modelja rrëmbeu kupën e spektaklit, Einxhel ka lëshoi disa thumbime ironizuese kundrejt saj.
Asokohe u zbulua se dy modelet ishin zënë keq me moderatoren aq sa sherri degradoi dhe në përleshje fizike dhe thuhej se ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së kësaj të fundit.
E ftuar në “Goca dhe Gra” Kejvina është pyetur se si qëndron e vërteta e sherrit të bujshëm ku hodhi poshtë të gjitha spekulimet se debati nisi për një djalë.
Modelja tregoi se ato nuk janë pajtuar ende pasi nuk i ka rënë rasti të takohen dhe tregoi se e gjitha ndodhi për shkak të impulsivitetit të saj. Gjithashtu bukuroshja theksoi se sherri nuk ka të bëjë aspak për një djalë.
“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”- u shpreh ajo.
revista.one/