Filmi i dytë “Avatar”, regjisori Cameron tregon pse do të jetë shumë i gjatë

Filmi i dytë “Avatar”, regjisori Cameron tregon pse do të jetë shumë i gjatë

November 13, 2022 0

Filmi i dytë i Avatar, që do të jetë sigurisht vazhdimi i historisë së filmit që theu cdo rekord të mundshëm në kinematografi sa i përket fitimeve, do të jetë vërtetë i gjatë. Aq i gjatë sa regjizori Cameron po inkurajon kinematë që si asnjëherë më parë, të bëjnë pushime të shkurtra për në tualet gjatë premierës.

“Avatar: The Way of Water” që debuton në ekranin e madh më 16 dhjetor 2022, do të zgjasë plot 2 orë e 40 minuta, me ngjarjet që vazhdojnë 10 vite pas atyre që ndodhen në filmin e parë, ndërsa arsyen pse është kaq i gjatë e shpjegon vetë Cameron.

“Qëllimi (i filmit) është të tregojë një histori jashtëzakonisht bindëse mbi baza emocionesh. Unë do të thoja që theksi në filmin e ri është më shumë te karakteret, te historia, te marrëdhëniet, më shumë te emocionet. Ne nuk shpenzuam aq shumë kohë për marrëdhënien dhe emocionet në filmin e parë sa në filmin e dytë, dhe sigurisht që është një film më i gjatë, sepse ka më shumë personazhe. Ka më shumë histori për t’u treguar.”- thotë regjizori, i cili shpreson që projekti kinematografik të ketë suksesin e të parit. 

revista.one/