“Finalista turpi”/ Ilnisa Agolli: Egla Ceno e ka s*ksualizuar Meritonin!

“Finalista turpi”/ Ilnisa Agolli: Egla Ceno e ka s*ksualizuar Meritonin!

May 21, 2024 0

Ish-banorja e “BBV”, Ilnsia Agolli mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar lojën e finalistëve në këtë reality show.

Teksa u pyet nga moderatori mbi lajmet se Egla Ceno ka një pëlqim për të dashurin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja u shpreh që aktorja e ka seksualizuar konkurrentin gjatë gjithë kohës në disa forma të ndryshme.

“Egla nuk është se nuk e ka seksualizuar Meritonin gjithë kohën. Ajo të vjen në disa forma, duke e seksualizuar, apo si në formën e nënën që e kemi parë këto ditë, duke e kërkuar në shtëpi, apo në formën e aktrimit. Por nuk do të doja të flisja për Eglën…”- tha Ilnisa.

“Si e shikon qëndrimin e banorëve të tjerë kundrejt Meritonit?” e pyeti gazetari.

Ilnisa shpërthyer keq ndaj Julian Dedës, i cili sipas saj ka komunikuar me Heidi Baçin për shëndetin mendorë të Meritonit, duke e quajtur të dhunshme këtë bisedë.

Nga ana tjetër, gazetarja tha se nuk i konsideron finalistë dy konkurrentët sepse sipas saj ata janë “finalistë turpi”.

“Më bëri përshtypje forma se si Juli komunikonte me Heidin, po flisnin për shëndetin mendor të Meritonit. Jo vetëm që nuk më pëlqeu por nuk do t’i konsideroja as finalistë. Janë finalistë turpi. M’u duk shumë e dhunshme. E vetmja gjë që nuk njohën aty banorët, është marrëdhënia me limitet, kufijtë nuk njihen. Si ky rasti i shëndetit mendor ka dhe raste të tjera”– tha ajo.

Si e ka pritur familja jote romancën me Meritonin?”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua gazetares, e cila tha ndihet shumë e lumtur sepse familja e saj e ka mbështetur lidhjen me Meritonin.

Familja ime e përqafon shumë këtë raport dhe e shohin shumë të përgjegjshëm, siç dhe ai është. Jam shumë e lumtur. Kisha disa pikëpyetje për familjen, por tani…”– tha Ilnisa, duke tregur se ka një raport shumë të mirë me vëllain dhe motrën e Meritonit.

Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Agnesën, motrën e Meritonit. Me Rinorin flas, dje i dërgova një mesazh në fakt…”– tregoi ajo.

Përsa i përket përshkrimit të ndjenjës së dashurisë që ajo ka për Meritonin, Ilnisa tha se nuk do të lëndohet kurr në krahët e tij.

“Nuk do të lëshohesha kurrë në krahët e dikujt nëse do ta analizoja thellë. Ti nuk mendon për të tjerët, nuk mendon se çfarë do të thonë të tjerët. Edhe kur ndodhi nuk e mendova. Aty fshihet çdo gjë, ti nuk mendon më për të tjerët”– u shpreh Ilnisa.

revista.one/