Fjoralba Ponari rikthen fustanin e famshëm të Madonës dhe të Kim Kardashian

Fjoralba Ponari rikthen fustanin e famshëm të Madonës dhe të Kim Kardashian

August 3, 2022 0

‘Fustani famëkeq’ i mbretëreshës së popit Madona tashmë po bëhet një fustan trend.

Kim Kardashian u ul në rreshtin e parë në shfaqjen e modës së Jean Paul Gaultier gjatë ‘Javës së Modës’ në Paris një muaj më parë, e veshur me një fustan që i referohej një prej veshjeve më të paharrueshme dhe më të diskutueshme të Madonna-s të të gjitha kohërave. Fustani i ngushtë i zi me shirita të bardhë i themelueses të ‘Skims’ paraqiste një bust tërheqës me kupa nudo në gjoks, i cili me gjasë tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

Por look i Kardashian ishte krejtësisht modest në krahasim me atë që e frymëzoi atë. Në vitin 1992, muza e fundit e Gaultier, Madonna, doli në pistën e një sfilate mode në amfAR, e veshur me një fustan me vija pothuajse identike poshtë një xhakete sportive me përmasa të mëdha, së cilës iu bashkua edhe stilisti francez. Sapo arriti në fund të pasarelës, Madona hoqi xhaketën e saj për të ekspozuar plotësisht gjoksin e saj.

Tashmë ky fustan është veshur edhe nga moderatorja shqiptare, e cila duket se është frymëzuar nga Kim Kardashian

Fjoralba ashtu si ajo pozon me një fustan të ngushtë të zi me shirita të bardhë dhe me kupa nudo në gjoks. Sigurisht nuk ka munguar bareta e zezë në kokë që është një detaj i domosdosshëm i kësaj veshjeje.

Prezantuesja simpatike i ka shtuar look-ut të saj një çantë të zezë dhe taka të YSL. Komentuesit i kanënë vënë në dukje rikrijimin e look-ut të Kim, e ka nga ata që shkruajnë se duket më bukur se ajo.

revista.one/