Flor Mumajesi kthehet në Tiranë, shfaqet me Brunon, Kejsi Tolën dhe Klajdi Harunin

Flor Mumajesi kthehet në Tiranë, shfaqet me Brunon, Kejsi Tolën dhe Klajdi Harunin

June 1, 2025 0

Flori Mumajesi është padyshim një prej këngëtarëve dhe kantautorëve më të dashur për publikun shqiptar, por prej kohësh është “zhdukur” nga skena. Shpesh është folur për momentin e vështirë që këngëtari po kalon me probleme të shëndetit mendor, duke preferuar që të distancohet kështu nga jeta sociale. Por duket se këto ditë tashmë po mbërrijnë në fund dhe kantautori i dashur është gati për rikthim në skenën muzikore.

Ka qenë Klajdi Haruni, që përmes një InstaStory ka postuar një video të regjistruar nga Flori, pasi dëgjohet zëri i tij, ndërkohë në studio për të kompozuar shihet që është prezent, këngëtarja Kejsi Tola, Klajdi Haruni dhe Bruno.

Me këtë video zbulohet dhe raporti mes Brunos dhe Florit. U përfol se patën një ‘krisje’ në raportin mes tyre, por duket se gjërat janë rregulluar. Në video shihet teksa Flori tregon sesi është atmosfera kur artistët arrijnë në studio dhe hedhin xhupa e çanta ndërsa bëhen bashkë për muzikën. Miqtë e afërt, kanë zbuluar se tashmë Flori është duke punuar për disa produksione të reja muzikore, që do të jenë këngë për artistë të tjerë.

Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Tashmë Flori po shihet edhe në Tiranë, ku rikthimi në muzikë mendohet se është në planet e tij.

Ajo çfarë u vu re në Instagramin e këngëtarit ishte fotoja e profilit, një pusullë e bardhë ku shkruante: “Pak Flor”, kjo ka ngritur dyshimet tek ndjekësit dhe jo vetëm se ky mund të jetë emri i albumit të ri të Florit. Megjithatë, është vënë re një lëvizje e fundit që artisti ka bërë në Instagramin e tij. Pak kohë më parë, ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij. Fotoja e re përbën një sfond të bardhë, me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.

revista.one/