Fotoja e shfaqur në ekran, Luizi: Më kujton djalin e Oltës/ Amar të përshëndes bashkë me mamin…
May 2, 2023Sfida e radhës për finalistët e Big Brother Vip, ishte të komentonin disa foto që do shfaqeshin në monitorin që ndodhet në dhomën e ndenjes.
Ata duhet të uleshin përballë monitorit dhe secili duhet të komentonte foton që shfaqej në monitor. Pra, të tregonin një histori për foton që do shikonin.
Përmes një zarfi të bardhë Vëllai i Madh komunikoi se pasi banorët të shihnin fotot, ata duhet të rrëfenin një histori personale për secilën.
Në momentin kur në ekran ka dalë një fëmijë, me flokë të gjatë dhe biond, Luizit i shkoi në mendje djali i Oltës, duke shpjeguar se ka shumë ngjashmëri.
Luizi: Djalin e Oltës. Kështu iu bë dhe klipi, ishte në natyrë, ishte me bluzë me mëngë të shkurtra, kishte një avion në dorë, ishte bar, ka qenë diku tek oborret e Topit madje dhe me këto pemët që janë pak si të zhveshura, se sapo kishin filluar të çelnin. Kështu i kishte flokët, pak më të shkurtra se ky, ky trup ishte. Amar të përshëndes bashkë me mami Oltën edhe me babi Dorin. Kaq kisha.
Dy imazhet e radhës që u shfaqën në monitor, ishin mollët dhe një qen. Për të parën, Luizi tha se i kujtohet Dea kur bën “smoothie” dhe Jori kur fitoi konkursin për foton më të bukur, ku ajo pozoi me një mollë në dorë.
Dea tha se mollët i kujtojnë shoqen e saj të ngushtë Arditën, e cila i preferon shumë mollët. Efi e lidhi imazhin me shprehjen “Një mollë në ditë, largon doktorin”.
Ndërsa Kristi tha se pamje i kujton mollët e kalbura që hidhen në kosh, kur nuk i ha askush.
Ndërsa për qenin, Luizi tha se ndërmend i vjen qeni i tij që e ka patur emrin Malu, që e zuri korenti te pompa e ujit.
Edhe Dea tha se kujton dy qentë e saj që i ka patur në fshat, Anjën dhe Mian. Efi u shpreh se imazhi u dhuron paqe dhe ndjesi shumë të bukura.
Ndërsa Kristi tha se ai nuk ndihet rehat pranë një qeni. Deamishel tha se ku ata të dalin jashtë, do e “detyroi” Kristin ta dojë qenin.