Françeska Murati lë Londrën, do të qëndrojë në Shqipëri, bashkëshorti…

Françeska Murati lë Londrën, do të qëndrojë në Shqipëri, bashkëshorti…

August 2, 2024 0

Ish-banorja e Big Brother Vip 3, Françeska Murati, ka ndarë me ndjekësit e saj planet për të ardhmen. Në një ‘Ask me a question’, miss-i është pyetur se ku do të jetojë në të ardhmen, në Angli apo në Shqipëri. Ajo është shprehur se i do shumë të dy vendet, por për momentin do të jetojë në Tiranë. “Londra esht gjysma e shpirtit tim nuk i ndahem dot, jam rit atje dhe kam gjith kujtimet e jetes atje. Kur jam ne londer I feel like myself. Kur flas anglisht shprehem me leht dhe ndihem e kuptuar plotesisht. Ama, dhe shqiprin e dashuroj, për momentin po jetoj ktu dhe jam shum pro per shqiptaret te kthehen ne shqipri se jeta ktu esht shum e bukur, shqiperia ka shum mundesi per nje jet te mire edhe me te mire se sa ne Europe”, shkruan ajo.

Ish-banorja e BBVIP është pyetur dhe për bashkëshortin, nëse është ndarë me të pasi nuk poston foto të tijat. Por kjo është mohuar nga Françeska e cila është shprehur se janë gjithmonë bashkë dhe të lumtur.

“Ne jemi gjithmone bashk kudo Jemi kaq te lumtur sa skemi nevoj tja tregojm botes per confirmim, dashurin nuk e kam per te shitur per klikime ne instagram e kam reale dhe e kam per vete. Ato qe kan nevoj me shit nje lidhe per me kap vieës le te vazhdojn, pune per ta. Im happy in real life copezat te jetes time I ndaj vec se me kerkoni kaq sh dhe me behet qefi qe jeni kaq te interesuar per ne”, shkruan ajo.

Në fakt, Françeska kohët e fundit është parë vetëm në shoqërinë e shoqeve të Big Brother, me të cilat bëri edhe pushimet në bregdetin e Jugut.

revista.one/