FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet
September 13, 2024Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF vendosi të përjashtojë nga stadiumi për një afat të pacaktuar 5 tifozë për incidentet që u regjistruan në ndeshjen Vllaznia-Tirana, në fund të gushtit.
Sipas FSHF, 5 persona kanë shkelur ligjin për sportin me sjelljen e tyre dhe për këtë arsye një shkresë iu dërgua dhe policisë së shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi i FSHF
Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
Devid Arben Pesjaka
Shpëtim Ardian Xorxi
Shendi Roland Sata
Arben Petrit Sulaj
Mirash Irfan Lila
Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF, të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
revista.one/