Fshinë fotografitë në çift, reagon Sara: Familja të respektojë dëshirat e tij

Fshinë fotografitë në çift, reagon Sara: Familja të respektojë dëshirat e tij

March 7, 2024 0

Pas përjashtimit nga spektakli “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni dha një intervistë për emisionin “Shqipëria live”, ku ndau ndjenjat e saj dhe opinionin për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Një nga temat që u trajtua gjatë intervistës ishte veprimi i bërë nga menaxherët e llogarisë së Bardhit në Instagram, të cilët kishin fshirë fotografitë e çiftit. Sara u shpreh e prerë se ata që janë përgjegjës për profilin e këngëtarit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë vullnetin e Bardhit.

“Nuk kam pasur ende mundësi të flas me ta, por është e qartë se kush menaxhon faqen e Bardhit, duhet të respektojë pak më shumë ndaj dëshirave të Bardhit. Duhet të jetë në sinkron me mendimet e tij”, deklaroi Sara.

Gjatë intervistës, ish-banorja gjithashtu foli për reagimet dhe komentet në rrjetet sociale që i kanë adresuar për afrimitetin e saj me konkurrentin Meriton Mjekiqi. Sara i klasifikoi komentet e tillë si të papranueshme dhe pa bazë.

“Mendoj se njerëzit kanë një problem me deshifrimin e miqësisë. Sot do të kisha dy vëllezërit, pasi babain nuk e kam njohur kurrë. E keni parë që aty brenda, kam qenë më e afërt me djemtë, veçanërisht pas incidentit me rripën. Ne i qëndruam pranë njëri-tjetrit, dhe Meritoni, i cili ka pasur probleme me imunitetin e dobët, vetëm dje para Prime-t ra në tokë. Nëse njerëzit nuk duan ta kuptojnë se pse jemi mbështetur, atëherë le të mendojnë si të duan. Është turp nëse nuk besoni në miqësinë e vërtetë. Jemi të paktën tre persona që jemi bashkuar në ato momente të vështira”, theksoi Sara.

revista.one/