Ftohja e papritur/ Egli pranon ndjenjat për Gjestin, banori: E kam përzemër por…
January 25, 2025Egli dhe Gjesti ditët e fundit kanë pasur një përplasje mes njëri-tjetrit.
Në spektaklin e sotëm ata kanë sqaruar situatën dhe arsyen se përse janë distancuar.
Egli: Po flas për të sotmen. Nuk ka qenë fare e bukur shtëpia sot. Shtëpia ka qenë bosh për mua sot. Shumica e kësaj ndjenje vjen prej asaj që ndodhi me Gjestin. Konfirmimi i marrë për këtë marrëdhënie që të paktën mua më jep pak drejtim.
Gjesti: Jam pak më i tërhequr se Egli po mendon se unë po bëj lojë, arsyeja pse jam distancuar është që edhe pse jam keq emocionalisht dhe se nuk dua ta lëndoj. Kam fol dhe me Eglin dhe i kam thënë që çfarëdo që ke eja dhe ma thuaj në mënyrë të mirë, kështu që kur kemi qenë duke diskutuar që i kam thënë ‘zhduku’, unë i kam thënë dhe më parë që nuk e kam, dhe kjo gjë nuk më ka pëlqyer. Këta duan që unë të them që kam një grua jashtë…. dhe unë ua thashë!
Egli: Po bën sikur unë e kam kapur dhe po e përdhunoj… Unë kam ndjerë flutura në stomak, emocion.
Gjesti: E ndjejë atë vajzë, kam diçka për të, më rrihet me të, por nuk kam diçka më shumë. Nuk kam arrit deri te ajo fazë që të ndjej diçka për të.
Marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit ka kaluar në një fazë të tensionuar pas një diskutimi të gjatë mes tyre, që ka ndodhur natën e kaluar.
Sipas bisedave të tyre, duket se Egli ka vendosur të ndërpresë miqësinë me Gjestin, pas një deklarate të këtij të fundit, ku ai pranoi se ende mendonte për ish-partneren e tij, Xhenetën, si dhe shumë momente intime mes tyre, të iniciuara nga vetë ai kanë qenë aktrim.
Egli tha se ka marrë përgjigje për marrëdhënien e tyre, teksa pranoi hapir se ka nisur të ndjejë për të. Nga ana tjetër, Gjesti tha se u distancua pasi nuk do ta lëndojë. Ai theksoi se nuk ka ndjenja për Eglin.
Egli: Sot shtëpia nuk ka qenë e bukur fare, ka qenë hsumë bosh. Përplasja me Gjestin ka ndikuar më hsumë. Shumë konfuzion, pendesë, por dhe konfirmimi i marrë për këtë marrëdhënie, mbi shumë pikëpyetje që kisha, të cilave u dha një përgjigje. Më duhet pak kohë që ta procesoj sepse ishte situatë e sikletshme.
Gjesti: Jam pak më i tërhequr se Egli. Ajo mendon se po bëj lojë. Kam qenë keq emocionalisht, por edhe nuk dua ta lëndoj prandaj jam tërhequr. Për momentin nuk kam ndjenja më shumë, kur e ndjej e bëj por nuk e ndjej. Ajo më ka thënë a ke dikë jashtë dhe unë ia kam shpjeguar më parë që nuk kam asnjeri jashtë. Kam qejf të ri me të, të kaloj kohë me të por asgjë më shumë. E di që ajo ndjen për mua por unë nuk ndjej. Kjo nuk ka aspak lidhje me asnjë person jashtë. Në shtëpi përveç Eglit, I besoj dhe Rozanës. Nuk kam raport me asnjë banor tjetër. E kam përzemër, i kam thënë se ajo po humbte në shtëpi pasi banorët nuk i duan të mirën. Mund të kem deri diku pëlqim por asgjë më thellë. Di të thme se ajo ka qejf të bëjë filma, bëhet ndonjëherë xheloze por e kuptoj.
Egli: Për mua Gjesti nuk është lojtar i kësaj shtëpie, është më shumë, është i vetmi që kam besim. E di që nuk ka qëllim të keq ndaj meje. Më bie ndesh interesi im dhe ao që ndjej për të, ndihem në siklet, por është diçka që ndodh. Më vjen pak turp sepse jam vajzë. Mua më bien ndesh veprimet me at oqë thotë. Kam parë një shqetësim të madh të tij për mua që më ka bërë të beso jse ka diçka më hsumë se raporti shok-shoqe. Unë po e pranoj që kam një ndjenjë, dashamriësi, por e respekto jqë ai ëhstë i sinqertë dhe që thotë se nuk ndjej të njëjtën gjë. Por po më bëhet e vështirë këtu brenda, sepse këtu nuk ke ku shkon dhe nuk takon dot njerëz të rinj.
Gjatë ditës së sotme, dy instruktorë të rinj të palestrës, një djalë i huaj dhe një vajzë shqiptare, kanë bërë prezantimin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Kur ata kanë hyrë, Gjesti ka reaguar në një mënyrë të papritur, duke i kërkuar instruktorit të mos e prekë Eglin, duke thënë:
“Atë vajzën… mos e prek”.
Ky gjest është interpretuar si një shenjë xhelozie dhe mund të ketë qenë një tentativë e Gjestit për të riparuar marrëdhënien e tij të prishur me këngëtaren, apo thjesht një shaka.
Në një moment tjetër, Gjesti i shprehu Eglit dhe të tjerëve që nuk ka asnjë pëlqim romantik për Eglin, një deklaratë që ka shqetësuar Eglin, pasi nuk ishte e nevojshme sipas saj që t’i jepej kaq shumë zë një situate të tillë që largohet për 2 ditë. Duke i thënë Gjestit se nuk po vuante për këtë situatë e do të ishte mirë shumë shpejt.
Reagimi i saj ishte i shpejtë dhe vendimtar, duke i dhënë fund çdo marrëdhënieje të mundshme me Gjestin pas këtij momenti dhe gjatë ditës së sotme kanë qenë larg njëri-tjetrit dhe pse Gjesti ka tentuar disa herë të afrohej.
revista.one/