Furgoni plot ne armë, Eugert Sino: S’e di kush m’i ka futur
October 30, 2025Të tjera detaje dalin lidhur me arsenalin e armëve që u gjetën brenda një furgoni, që kishte prej një muaji në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Fillimisht ka ndërhyrë Policia Rrugore, si pjesë e një manovre të agjentëve, me argumentin se automjeti kishte bllokuar rrugën.
Të tjera detaje dalin lidhur me arsenalin e armëve që u gjetën brenda një furgoni, që kishte prej një muaji në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Fillimisht ka ndërhyrë Policia Rrugore, si pjesë e një manovre të agjentëve, me argumentin se automjeti kishte bllokuar rrugën.
Pas konstatimit të armëve, ndërhyrja është vijuar nga agjentët e krimeve. Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, që dyshohet se ishte përdorur si kamuflim nga trafikantët, është në pronësi të të arrestuarit Eugert Sino.
Ky i fundit, i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia, ka mohuar çdo lidhje me armët, duke deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur ato në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij.
Hetimi
Burimet thonë se i arrestuari Eugert Sino ka lidhje me një personazh të kërkuar nga SPAK për vrasje dhe pastrim të parave nga trafiku i drogës, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Eugert Sina dyshohet të jetë pjesë e grupit të Aurel Hoxhës, të cilit SPAK së fundi i sekuestroi 5 milionë euro pasuri, përfshirë lokalin “Monopol” po në rrugën “Myslym Shyri”. Burime thonë se 34-vjeçari Sino, në letra ka qenë i punësuar si banakier, nga Aurel Hoxha. Ky i fundit, një nga personazhet më të kërkuar të drejtësisë, SPAK e akuzon se porosi vrasjen e Klevis Lleshit, një nga 5 burrat e vrarë të fisit Lleshi, pas një hasmërie që nis prej vitit 2012 me vrasjen në Angli, të vëllait të Aurel Hoxhës.
revista.one/


