Futbollisti i Kombëtares, Armando Sadiku bëhet baba për herë të parë
September 30, 2021Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, është bërë baba për herë të parë.
Ai dhe partnerja e tij, Elona, u bënë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Luis.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.
Ndërkaq, urimet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjete sociale.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, disa muaj më parë u largua nga futbolli evropian dhe bëri transferimin në kampionatin e Bolivisë.
Deri në atë periudhë, ai ishte pjesë e skuadrës turke Erzurumspor.
revista.one/