“G Bani Don Zhuani”, Valbona dhe Arsida futen në sherr për banorin e Big Brother
January 6, 2025Pas refuzimit që mori nga Valbona me argumentin se dëshiron që G Bani ta shoh vetëm si shoqe, banori duket se i ka kthyer sytë nga Livia.
Me një “mirupafshim”, G Bani duket se i ka dhënë fund ndjekjes së pëlqimit të njëanshëm që kishte për Valbonën dhe ka deklaruar se vajza që i pëlqen tashmë është Livia, si nga logjika ashtu edhe nga pamja.
Pas klipit të transmetuar, kanë plasur të qeshurat mes banorëve për shkak të komenteve plotë humor të G Banit.
Valbona: Jam e habitur nga klipi, se nuk është ndonjë çudi se dhe kur më ka treguar për jetën e tij më mirë mos i përmend fare, megjithatë G jepi gaz…
Livia: Unë isha e para, e logjikshmja, por zemrën e ka diku tjetër.
Por më vonë, G-Bani ka hyrë në një “trekëndësh” me Vlabonën dhe Arsidën. Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e djeshme mes Arsides dhe G-Banit.
Teksa ishin ulur në divanet jashtë, Arsida u shpreh se nuk ka vënë në dyshim në asnjë moment moralin e Valbonës, pasi nuk është askushi që të flasë për këtë gjë.
Ajo shtoi më pas se sipas saj, Valbona e di shumë mirë trekëndëshat ecin dhe ajo po luan me këtë gjë.
Ndërkohë G-Bani e kaloi bisedën në debatin që u bë mbrëmë mes tyre, ku Valbona i tha asaj që “është beqare e divorcuar”.
“Të jesh e divorcuar do të thotë se s’ke moral sipas jush? Pse duhet ta lidhësh divorcin me karakterin tim?”, shprehet Arsida, e cila më pas ka shpërthyer në lot.
Arsida pas debatit me G-Banin ka treguar se ka qenë vajza 13-muajshe kur ajo ka kërkuar divorcin.
“E di ça do të thotë 13-muajshe e të kërkosh divorc? Do të thotë që të ka ardhur shpirti kështu. Dhe ti nuk mund të ma përdorësh këtë, pikë. Ose nëse i përdor mbaj përgjegjësi. Gjithsesi shpresoj ta hap e ta mbyll këtë muhabet një herë e përgjithmonë. Më keni dëgjuar ndonjëherë duke folur për vajzat e mia? Për ish-partnerin tim duke fol keq më keni dëgjuar? Jo, sepse këtu kam ardhur si Arsida”, tha banorja me lot në sy.
Ajo e pyet këngëtarin se pse e mbron Valbonën, a është avokati i saj?
Por jo vetëm kaq, pasi fjala që shkaktoi më shumë tension mes banorëve ishte “tutor”.
Pjesë nga biseda:
Arsida: A je tutori, a je avokati, ça je?
G-Bani: Unë jam banor, a e dëgjove ça the tani? A je tutor the
Arsida: Po pra
G-Bani: Pse je mësuar me tutora ti?
Arsida: Tutor do të thotë përgjegjës
G-Bani: Ndoshta je mësuar me tutora ti, qenke kategoria më fal. Nëse biseda jote është me tutora, mbaje
Arsida: O zotëri tutor do të thotë një njeri përgjegjës për fëmijë ose…
G-Bani: Ne këtu nuk kemi tutorë.
Fjala “tutor” e përdorur nga Arsida gjatë një debati me G-Banin, ka krijuar një tjerër sherr në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Valbona ka reaguar shumë ashpër ndaj banores.
Pjesë nga debati:
Valbona: Çou urgjent dhe më gjej tutorët ti mua. A të vjen turp ty moj? Ti do më gjesh tutorët brenda dhe jashtë shtëpisë së Big Brother, do japësh llogari, kush më tuton mua dhe kush me fut në krevat mua, dhe kush kryen marrëdhënie me mua?
Arsida: Kur të jem gati do ta diskutojmë
Valbona: Të ka mbuluar turpi nga koka te këmbët. The mbrëmë merre Bonën se shkon krevat në krevat. Me kë shkoj unë? Me kë kam fjet unë? Moj e pacipë
Më pas Valbona i drejtohet Arsidës duke i thënë:
“Të më bësh ti mua prostitutë, do mbash përgjegjësi dhe do më gjesh tutorin. Ti mua nuk ma prish dot imazhin”.
Ndërkohë Arsida shprehet se “distancohet nga fjalët që thotë Valbona”.
revista.one/