G Bani nuk nxjerr mësim, i afrohet te fytyra banorit të ri, ndërsa me Gjestin zbutet, bëhet shok
February 26, 2025G Banit iu dha një shans i dytë për t’u rikthyer në shtëpinë më të famshmë në Shqipëri, Big Brother VIP.
Kjo nga një avantazh që pati Gjesti, ku zgjodhi shtatë banorë në një televotim, por që u kthyen tre prej tyre.
Duket se reperi nuk ka marrë mësim pasi ishte përjashtuar me zarf të zi meqë goditi banorin nga Kosova në fytyrë.
G Bani në ditën e sotme (e mërkurë) ka eskaluar në një debat të ashpër me banorin e ri, Shkëlzenin.
Artisti i afrohet te fytyra dhe i bërtet tejet shumë dhe e gjithë kjo nisi për gjumin.

Në atë moment ndërhyri Rozana në mes dhe i tha G Banit: Loja bëhet me shokë dhe dashur.
Pas rikthimit të tij në shtëpinë e BBVA, G-Bani duket se ka ndryshuar qasjen e tij ndaj Gjestit.
Dyshja, e cila më parë kishte pasur momente tensionesh, tashmë po komunikon me një qetësi dhe mirëkuptim më të madh.
Gjatë një bisede në oborr, G-Bani e pyeti Gjestin për arsyen pse ai vendosi ta rikthente sërish në lojë.
Përgjigja e reperit ishte e drejtpërdrejtë: “Se mrena je i mirë, di me vërejtë shumë mirë”.
A do të vazhdojë kjo qasje pozitive mes tyre apo do të ketë sërish tensione mes tyre?

revista.one/