Gazi flet pas eliminimit: Big Brother VIP do ta fitojë…

Gazi flet pas eliminimit: Big Brother VIP do ta fitojë…

February 28, 2024 0

Gazi u largua nga shtëpia e Big Brother VIP pas televotimit të publikut, ku në nominim ishte së bashku me Julin, Eglën dhe Sarën.

As bileta e fatit nuk ishte pozitive pasi ishte vetëm vajtje.

Por ky largim u shoqërua me debate të forta në shtëpi, pasi Gazi nuk takoi Julin, dikur mikun e tij më të ngushtë.

Juli u mërzit nga kjo situatë dhe shprehu keqardhje për këtë ndarje.

Nga ana tjetër Meritoni dhe Romeo u përlotën gjatë momentit që po takoheshin.

Ai e komentoi këtë në studio, duke u shprehur se e dinte që ishte momenti i tij për të lënë shtëpinë.

Ndërkohë nuk munguan as komentet e dy opinionistëve

Gazi: Për mua ishte kështu. Nuk doja të luaja këtë javë. I thashë Eglës që ajo duhet të ishte fituesja dhe doja që ajo të fitonte sot.

Ledion Liço: Pse zgjodhe të takohesh vetëm me Eglën, Meritonin, Romeon dhe Ilnisën?

Gazi: S’i kam qejf hipokrizitë. Të gjithë i dua. Po Merritonin e kam pasur dobësi. Romeo është sekuent. Egla është shumë e vërtet.

Ledion Liço: Juli dhe Lediona thanë që ti u përdore. Juli tha që arritën të ndanin një miqësi të sinqertë vetëm duke hedhur vrerë.

Gazi: Juli luan me të gjitha mundësitë e mundshme dhe është lojtar, bavo i qoftë. Nuk ka shanse që asnjë të më manipulojë. Juli donte të nxirrte Eglën dhe u mundua të bënte një debat me mua, por unë nuk doja. Unë doja të dilja. U bë një ambient shumë toksik. I dua të gjithë, por të gjithë tani filluan të luanin për çmimin.

Ledion Liço: Ishte ky debati mes teje dhe Julit i vërtet apo për lojë?

Arbër Hajdari: Dua ta nis me një pyetje. A mendon se marrëdhënia jote me Julin ka qenë e sinqertë, nga ana e Julit?

Gazi: Nuk kishim një marrëdhënie shoqërore. E pashë që në fillim që ky ishte personi i duhur për të bërë ping-pong. Në rastet kur mendonim për të bërë lojë, nuk e bënim. Nuk kemi pasur marrëdhënie të qartë me njëri-tjetrin, siç e ka sot Juli me Ledjonën. Ka qenë më shumë gazmore. Unë e kuptova që Juli do të më nxirrte dhe s’ka asgjë të keqe këtu.

Arbër Hajdari: Nuk e pashë Julin të prekur. Mendoj që një arsyet që të ka penalizuar është dhe debati me të. Ndoshta është dhe një nga arsyet që sot dole. Mendova se Juli është në krahun tënd, por ftohtësia e tij sot, mendova mos do ishte më emocional. Mendoja se do të faktorizonte, por sot e kuptova që donte të dilje.

Ori Nebiaj: Unë besoj thellësisht se Gazi i është dashur Julit. Duke e ditur shumë mirë se sa lojtar i mençur ishte ai… Për mua Gazi ishte lojtari më simpatik. Juli duke e ditur që Gazi bënte një duo interesante në një debat, mendoj se nuk donte t’ia linte askujt tjetër të bënte dyshin në debatin me Gazin. T’i kam shijuar skemat shumë.

Gazi: Keni qenë shumë shumë të saktë. E them shumë sinqerisht.

Arbër Hajdari: Si strateg që je, kush e fiton Big Brother-in?

Gazi: Egla. Është lojtarja më e sofistikuar aty brenda.

revista.one/