Gerta: Gjesti e ka merituar fitoren, ka qenë i vërtetë! Rozana dhe Laerti…

Gerta: Gjesti e ka merituar fitoren, ka qenë i vërtetë! Rozana dhe Laerti…

April 27, 2025 0

Gerta u shpreh se Gjesti e meritoi fitoren e Big Brother VIP 4, teksa shtoi se ka qenë i vërtetë. Në “Post Big Brother VIP 4”, Gerta argumentoi pse Gjesti e meritoi fitoren, ndërsa u ndal te dy ‘rivalët’ e saj në lojë, Rozana dhe Laertin, për të cilët tha se nuk kanë treguar veten e tyre si janë.

Gerta: Fitorja e Gjestit është e merituar, duke pasur parasysh që publiku ka dashur lojërat që ai ka bërë në shtëpi, ai është fituesi dhe pikë, nëse personi që ka paraqitur Gjesti në shtëpi dhe nga votat e publiku… ky është një format ku gjithsecili ka pikat e forta. Publikut i pëlqen e vërteta. Gjesti ka pranuar që ka 5 klasë shkollë, ka pasur një jetë të vështirë. Nuk është se ka treguar një jetë ndryshe, publiku e ka pëlqyer të vërtetën. Nuk është person që tjetër është dhe tjetër hiqet. Opinioni publik pëlqen të vërtetën e këtij personi. Rozana, Laerti, këta dy persona knuk e kanë treguar veten e tyre si janë.

Laert: Ndaj ne na sollën në finale…

Gerta: Mendoj se zërin e kam më të fuqishëm.

Emri i finalistit, i përmendur nga Gerta pas eliminimit, ka ndezur debat. Rozana pretendon se Gerta i është afruar Gjestit ditëve të fundit, kjo pasi sipas saj, banorja kishte mbetur vetëm brenda shtëpisë.

Rozana: Publiku mua më ka dashur tha më ka vizituar, por pse nuk të dërgoi në finale meqë të do. Publiku ka votuar Gjestin. Gertën pse nuk e votoi. Hë Gerta do flasësh apo jo, lëre se nuk ke se çfarë të thuash.

Gerta: Brenda shtëpisë e kam thënë që fitoren e Gjestit e pranoj, por në radhë të parë kam dashur të fitoj. Rozana dhe Laerti nuk kanë qenë real. Unë nuk e prisja që do dilja, por publiku vendosi, dhe aty thash që përderisa Egli doli mbi mua le ta fitojë Egli meqë ishte më e votuar se unë. E kam thënë brenda shtëpisë që më mirë Gjesti se ata të dy.

Rozana: Kur e deshe Gjestin ti, javën e fundit. E ke me mua debatin. Javën e fundit fillove ta duash, Ke thënë për Gjestin 1001 të zezat, kur e pe që mbete vetëm kalove të rrish me Gjestin.

Rozana ka përsëritur se fitorja ishte e merituar dhe se është lumturuar për të.

Rozana: Që e kam çuar unë në finale Gjestin nuk është e vërtetë, ai ka shkuar vetë.

Laerti: Mbështetja që i ke dhënë

Rozana: Unë Gjestit i kam thënë kushdo ta marrë nga ne të dy e meriton dhe bravo i qoftë. Unë doja ta fitoja, e fitoi Gjesti, m’u bë shumë qejfi. E ka merituar bravo i qoftë!

revista.one/