Getinjo tregon mësimin që ka marrë në burg, këngëtari flet për jetën private
April 23, 2022Reperi Getinjo, emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliu, ka folur së fundmi rreth marrëdhënies së fortë që ka me vëllain e tij Mozzik, periudhat e vështira të jetës së tij, karriera në muzikë apo jeta sentimentale.
Artisti i cili ishte i ftuar në emisionin “Prive”, ku në rubrikën “50 pyetje” iu është përgjigjur pa nguruar aspak ku ka treguar për ndjekësit disa gjëra që jo të gjithë i dinim.
Reperi ka folur rreth periudhës së tij më të keqe por fatmirësisht thashmë ai ato probleme i ka lënë në të kaluarën.
” Tani jo, mund të them prej vitit 2009-2015 kanë qenë 6-7 vite. Për arsye të ndryshme”.
I pyetur se kush ka pasur më shumë drama në jetën e tij, ai apo Mozzik, këngëtari u shpreh:
“Mozziku ka pasur drama unë kam pasur filma”.
Getinjo ka treguar se në ditët e sotme njërëzit të hyjnë në hak por për të dëri më tani nuk ka pasur njerëz të tillë.
“Nuk mund të them kush se nuk e di kush, shumë njerëz i hyjnë në hak dikujt sot por mirë është ata që hyjnë në hak ta kthejnë hakun”.
Me jetën e tij sentimentale artisti ka qëndruar gjithmonë i fshehtë dhe nuk i bën publike marrëdhëniet e tij. I pyetur se sa herëmund të ketë dashuruar, reperi nga Kosova tha se nuk ka dashuruar asnjëherë por ka pasur thjesht një simpati.
“Asjëherë, më shumë simpati ka pasur.”
I pyetur se kush mendon se është femra më seksi shqiptare ai ka refuzuar të kthejë përgjigje pasi sipas tij mund t’i ngelet qejfi ndonjërës por ato që njeh ai për tëjanë të gjitha seksi.
“Nëse them për ndonjërën, i ngel hatri tjetrës”
Reperi ka treguar dhe më parë se një periudhë të jetës së tij ai ka bërë burg. Sipas tij mësimi më i mirë që ka marrë është se duhet të mendojë mirë para se të bëj diçka që mund ta rrezikojë.
Ndryshe nga vëllai i tij, artisti nuk ka krijuar ende një familje por e ka shprehur dëshirën që në mometin e duhur ta krijojë.
“Më ka rënë të provoj burgun, mësimi më i mirë është që ‘mendo mirë para se të bësh diçka sepse tani kur hy aty mendon që s’duhet ta bëje’.”
Ndoshta edhe kam… po bëj shaka. Por është koha, ishalla bëhet.
Dy vëllezërit e kanë treguar gjithmonë për publikun se lidhja e tyre është shumë e fortë. I pyetur se a ndërhyjnë në diskutimet e jetës private tek njëri-tjetri, Geti është shprehur se më shumë konsultohen së bashku.
“Shumë. Jo të ndërhyjmë, por konsultohemi”.
I pyetur nëse ka tradhëtuar ndonjëherë në një lidhje reperi e ka mohuar duke thënë se është një person që i plotëson të gjitha dëshirat. ”
“Jo asnjëhrë, ia plotësoj të gjitha dëshirat.”
Si çdo artist i suskesshëm dhe pagat në koncerte janë goxha të larta. Getinjo i ka habitur të gjithë ku ka treguar pa e menduar dy herë pagesën e tij maksimale.
“2000, nuk po tregohem modest po më e shumta që është”.