Gilberta e “Për’puthen” do dy burra njëkohësisht: Nuk e kisha provuar më parë këtë ndjenjë

Gilberta e “Për’puthen” do dy burra njëkohësisht: Nuk e kisha provuar më parë këtë ndjenjë

June 11, 2021 0

Gilberta dhe Samiu patën një takim romantik në Lushnjë dhe më pas në bregdet. Por mes tyre hyn një i tretë, që i trazon ujërat.  

“Pse ma përmend gjithnjë Ilirin ti mua, nuk je i sigurtë në veten tende?” i tha e bezdisur Gilberta konkurrentit.

Samiu i tha se ndjen një joshje të veçantë, dhe se ajo i jep qetësi.

“Unë e kam dhënë pëlqimin për ty, e mbyllim me Ilirin dhe vazhdojmë me ty”, e ftoi Gilberta.

Lozonjarja megjithatë kishte një shqetësim. Siç tregoi më vonë në diskutimin në studion e “Për’puthen”, Gilberta ndihej keq nga disa postime që kishte bërë Iliri për të në Instagram.

“Unë besoj se ajo ka ende ndjenja për Ilirin. Më vjen keq për këtë. Unë do të doja që ajo të mendonte vetëm për mua. Në një farë forme u ndjeva i zhgënjyer”, deklaroi Samiu në këtë puntatë.

“Kur më erdhi mesazhi që shiko çfarë ka postuar Iliri, u mërzita.

Megjithatë, shtoi ajo, unë kuptova diçka që përveç simpatisë për Ilirin, kam të njëjtën ndjenjë edhe për Samiun. Nuk e dija këtë më parë këtë , që të ndjesh për dy burra njëkohësisht, por tani po më ndodh”, deklaroi Gilberta.

Deri në fillim të javës Gilberëtës do t’i duhet të vendosë se kë do të zgjedhë pre të dy burrave për një takim tjetër. /alert/