Gjendet në Dibër 15-vjeçarja nga Vlora, ishte larguar me të dashurin 18 vjeç

Gjendet në Dibër 15-vjeçarja nga Vlora, ishte larguar me të dashurin 18 vjeç

September 4, 2021 0

Është gjetur në Dibër 15 vjeçarja F. S. nga Vlora, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 31 gusht.

Ajo është gjetrur në familjen e një djali të moshës 18 vjeç, teksa ka thënë se ka ikur me dëshirë me djalin që dashuron, pasi familja e saj nuk e pranon lidhjen e tyre.

Policia po vijon hetimet në lidhje me këtë rast, ndërkohë që mësohet se familjarët ishin në dijeni të lidhjes së saj me djalin me të cilin u arratis.

Ka qenë kushërira e vajzës me ininciale F.S ajo e cila ka denoncuar të “JOQ” se 15-vjeçarja  ka bllokuar të gjithë të afërmit e saj në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se e mitura ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe madje ka postuar një foto me një djalë me të cilin ata dyshojnë se ajo është larguar.

Por, pasi ata i kanë shkruar, ajo u ka bërë bllok, duke u shtuar më shumë shqetësimin për të.

Mesazhi i kushërirës:

Pershendetje, ju lutem doja te beja nje postim ne lidhje me humbjen e 15 vjecares nga Vlora me iniciale F.S. Une jam kusherira e saj.

Vajza ka postuar dje nje foto me nje cun me te cilin dyshohet te jet larguar. Ju lutem kush e njeh djalin apo per cdo lloj informacioni rreth djalit ose edhe vajzes kontaktoni nr e prinderve te saj 0692617191; 069 255 8958.

Ky eshte djali ne foto. Kishte postuar vajza nje foto, por pasi i shkruajtem na beri bllok dhe fshiu foton por ne e kapem me screenshot. Ky ishte instagrami i saj, pasi ne familjaret i shkruajten fshiu foton dhe emrin.

revista.one/