Gjendet pas disa orë kërkimesh alpinisti në Pukë, në gjendje të rëndë shëndetësore
December 30, 2021Është gjetur pas disa orësh kërkimesh nga shërbimet e policisë, Ndoc Mulaj, i cili u raportua i zhdukur pas aksidentit që ndodhi pasditen e sotme rreth orës 16:10.
Burime bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, ndërsa bëhet e ditur se po transportohet në spital.
Një grup alpinistësh janë aksidentuar mbrëmjen e sotme gjatë një ngjitjeje në Malin e Munellës të Pukës. Mes 4 alpinistëve ishte dhe gazetari Alfred Lela, i cili mësohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qenë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshqitur duke rënë në humnerë. Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.” – bën me dije policia.
Lela dhe të tjerët ishin për ngjitje në mal në kushte të vështira të motit kanë rrëshqitur në borë dhe për pasojë kanë marrë dëmtime në trup.
Shkak për ngjarjen është bërë moti i keq me stuhi të fortë dhe borë. revista.one/