Gjesti dhe Jozi “kokë më kokë”, të dy me Lamborghini…
April 24, 2025GJesti, emri i vërtetë i të cilit është Besart Kelmendi, është parë së fundmi duke pozuar në një Lamborghini, në disa fotografi të publikuara në InstaStory, duke reflektuar qartazi relaksin dhe emocionet që vijnë pas një fitoreje të madhe.
Me një çmim prej 100 mijë eurosh dhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga publiku, Gjesti u shpall fitues i BBVA 4 në një finale që mblodhi qindra mijëra teleshikues para ekranit.
Në vendin e dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi, ndërsa aktori Laert Vasili zuri vendin e tretë. Fitorja e Gjesti-t është përshkruar si e merituar nga ndjekësit e spektaklit, për shkak të mënyrës autentike, karizmatike dhe të balancuar me humor që ai shfaqi gjatë gjithë rrugëtimit në BBVA.

Por duket se edhe një tjetër ish-banor i përfolur i këtij edicioni ka vendosur të “shfaqet me stil”.
Bëhet fjalë për Jozi Markun, i cili së fundmi ka publikuar në InstaStory një video ku shihet duke shëtitur në një veturë luksoze të tipit ‘Lamborghini’
Videoja ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale, sidomos duke marrë parasysh ngjarjet që lidhen me figurën e tij.
Jozi u bë shumë i përfolur dhe kritikua gjerësisht pas incidentit të ndodhur gjatë gjysmëfinales së BBVA4, kur në një moment të tensionuar, ai e goditi me shuplakë Gjestin në transmetim të drejtpërdrejtë, duke e rrëzuar në tokë.

Videoja e Jozit në ‘Lamborghini’ vjen në një moment kur shumë ndjekës janë ende të ndarë rreth asaj çfarë përfaqëson figura e tij, por një gjë është e sigurt – ai po gjen mënyra për të qëndruar në qendër të vëmendjes.
revista.one/