Gjesti: “Egli për mua është gjithçka! Nuk u dorëzua kurrë…”
April 14, 2025Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret e TAR që intervistuan 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasilin, Rozana Radin, Gjestin dhe Egli Takon.
Gjesti u ndje komod duke shprehur ndjenja dhe mendime të pathëna më parë, rreth lojës, banorëve dhe lidhjes së tij me Eglin.
Elona: Çfarë është Egli për ty?
Gjesti: Gjithçka! Më ka ndenjur në krah gjithë kohës, nuk u dorëzua kurrë… Sot jam i lumtur që Egli ka arritur finalen në fund. Edhe unë vetë ia dola…
Elona: I jep merita vetes tënde për finalen e Eglit?
Gjesti: Gjithmonë, mos të kishin ndodhur ato drama dhe gjëra, ndoshta kishim dalë.
Elona e ka pyetur se si është marrëdhënia e tij me Eglin dhe si mendon se do të vazhdojë jashtë. Banori ka shprehur:
Unë do ta takoj dhe jashtë, nuk e di çfarë ndodh, do Zoti…
Unë Eglit i kam thënë që nuk të shoh më larg… nuk mendoj diçka që kam për të pasur me ty. Jo familje a diçka… vazhdojmë jashtë kështu siç jemi
Elona: A je tip që bën sakrifica për dashurinë?
Gjesti: Varet, po bëj, por varet se çfarë sakrifice se nëse jam në Prishtinë dhe kam punët e të gjitha aty, e kam më të vështirë të transferohem prej andej… Një diçka do të gjendet se ka puls
Elona: A ka puls kjo lidhje?
Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, që herën e dytë që ka ardhur, s’po mundem t’i rri larg… njeriu ia kupto vlerën kur nuk e ka…
Egli i rikthyer, e ka ndal veten, nuk ka qenë aq e dhënë pas meje, nuk e ka kaluar respektin më shumë… është më e qetë.
Një bisedë e veçantë u zhvillua mes Jonida Aliçkollit dhe Egli Takos.
Jonida: Këto ditët e fundit, marrëdhënia juaj është në një tjetër stad, në cilën pikë është?
Egli: E konfirmova dhe dje bashkë me të, jemi bashkë. Uroj të bëhet më mirë, për mua kjo të qenurit bashkë është jashtë nga këtu dhe jo brenda. Kam pikëpyetjet e mija të jem realiste, lidhur me shumë biseda që kam zhvilluar me të, e shoh pak të luhatur… Nuk dua ta justifkoj me pjesën e moshës. Mënyra e tij, karakteri i tij që do të shijojë momentin.
Jonida: Nëse njëri-tjetrin ju e keni pranuar me gjithë të mirat dhe të këqijat që keni, ke një tjetër parashikim se si mund të jetë?
Egli: Nga ana ime do të jetë aq e përpiktë dhe aq luftarake saç ka qenë këtu brenda.
Edhe gjatë Prime dje, kam qenë duke folur jashtë me të dhe këtë po i thoja, që duhet të qartësohesh me veten tënde se çfarë po të sjell Zoti, se ndonjëherë i merr të mirëqenë…
Nga kjo përgjigje, Jonida e ka pyetur nëse kjo do të thotë se pas daljes nga ky edicion do të rinjihen dhe një herë, ndërsa përgjigja e Eglit ishte:
Do të flasim shumë gjëra që ndoshta këtu brenda bëhet shumë më e vështirë. Të shohim nëse do të kemi nevojë ne ta shohim njëri-tjetrin… A mundemi të jemi 24-7 pa njëri-tjetrin? A do të ketë ai nevojë të më dëgjojë zërin mua gjatë ditës apo të më thotë ‘a po vjen se po më merr malli pa të pa…’
revista.one/