Gjesti fton Eglin në shtrat, ja ç’ndodhi natën e Shën Valentinit

Gjesti fton Eglin në shtrat, ja ç’ndodhi natën e Shën Valentinit

February 15, 2025 0

Pas një periudhe të vështirë mes tyre, ku Gjesti e kishte injoruar totalisht dhe e kishte bërë Eglin të qante me dënesë, duket se dyshja më në fund ka arritur të rikthejë komunikimin. Në mbrëmjen e djeshme, ata u panë duke biseduar sërish, me Gjesti që vazhdonte të fliste për ish-partneren e tij, Xhenetën.

Ai nuk kurseu kritikat ndaj saj, duke treguar se sa shumë ajo e kishte dëmtuar emocionalisht dhe se nuk e besonte sinqeritetin e saj.

Më vonë, kur të gjithë banorët ishin shtrirë për të fjetur, një moment i papritur ndodhi. Gjesti ftoi Eglin në shtratin e tij. Pa hezituar fare, Egli, e buzëqeshur, kaloi menjëherë në shtratin e tij, duke e lënë pas tensionin e ditëve të fundit.

Ajo u shtri afër tij me një buzëqeshje vesh më vesh, gati për të kaluar natën pranë tij. Nga larg, Valbona u dëgjua duke thënë me ironi: “Mos ju paftë syri i keq”.

Ndërsa Gjesti, i qetë dhe me humor, u përgjigj: “Po xhelozojnë”.

Gjatë ditës ajo i kishte shprehur hapur ndjesitë dhe shqetësimet e saj, duke e ndjekur pas dhe duke e lutur që t’i fliste.

Egli u shpreh e lënduar nga sjellja e tij, duke thënë: “Unë thjesht nuk dua që të ndodhë kjo që ka ndodhur. Ti mua më shpërfill totalisht. Nuk rri dot në këtë shtëpi nëse me ty jam ashtu, nuk rri dot. Më tutje ajo tha: “Më ndikon totalisht jashtë loje, më ndikon emocionalisht, nuk kam asnjë të vërtetë këtu përveç teje. Mund të mërzitem edhe nëse zihem me Rozanën, por mërzitem, iki, bëj ndonjë gjë tjetër. Nuk më lë të bëj asgjë tjetër, po mërzitem me ty, jam keq. S’dua të rri fare këtu. Dua të iki, s’dua të rri fare këtu. Unë po të them më fal”.

Por reagimi i Gjestit ka qenë i ftohtë dhe indiferent, duke iu përgjigjur thjesht: “Po ma the 100 herë, o vëlla”.

Megjithatë, Egli nuk u dorëzua dhe vazhdoi ta shpjegonte ndjesinë e saj, duke ia bërë të qartë se sjellja e tij e kishte prekur thellë: “Po ma the, por prapë ma hoqe andej. Kjo nuk është falja që dua”.

Gjatë bisedës në shtrat, Gjesti nuk kurseu fjalët e ashpra ndaj Xhenetës, duke shprehur hapur zhgënjimin e tij për të.

Ai e akuzoi atë për mungesë ndjenjash dhe sinqeriteti, duke thënë: “Asaj nuk ia ka ni kurrë brenda për mua, e po ia nin jashtë, interesant. Ia njoh shumë mirë edhe ata lot. Nuk më ka rënë të takoj femër më të ulët. Kurrë nuk më ka rënë të takoj, nuk kam pasur punë me një femër kaq të ulët, të betohem po më vjen turp nga vetja”.

Më tutje ai vazhdoi: “Një femër që nuk ka mëshirë, pa moral, pa karakter, një femër që ka luajtur dhe një femër që del jashtë dhe loton për mua, pas krejt atyre të zezave, veç shiko akoma sa e pafytyrë është”.

Ndërkohë, Egli nuk tha asgjë dhe vetëm e dëgjoi në heshtje.

Reagimi i saj i rezervuar la hapësirë për interpretime mbi atë se si ajo e përjetoi këtë rrëfim të fortë nga Gjesti.

Ky moment i afërsisë mes dyshes ka ngritur pikëpyetje nëse do të rikthehen në komunikim më të afërt, apo nëse kjo ishte vetëm një bisedë kalimtare mes tyre.

revista.one/