Gjesti hap zarfin nga ‘valixhja e tundimeve’, ja cili ishte dënimi që mori

Gjesti hap zarfin nga ‘valixhja e tundimeve’, ja cili ishte dënimi që mori

February 21, 2025 0

Si lider i kësaj jave, Vëllai i Madh ka vendosur që të sfidojë Gjestin me ‘valixhen e tundimeve’

Nëpërmjet një zarfi të bardhë, Gjesti ka zbuluar rolin e tij në këtë sfidë. Ai do vendoste të merrte ose jo këtë valixhe, e cila ka shpërblime dhe dënime që mund të jenë për të ose për të gjithë banorët.
“Valixhja ka shtatë zarfe që Gjesti duhet t’i hapë, e nëse nuk i hap brenda afatit të caktuar bëhen të pavlefshme.

Kjo valixhe ndodhet në dhomë e surprizave dhe të përket vetëm ty. Kujdes, brenda saj ndodhen shpërblime dhe dënime që të rrezikojnë ty ose banorët e tjerë. Janë shtatë zarfe, brenda kësaj kohe vendos ti nëse hap cilin zarf të hapësh dhe në cilin moment. Valixhen duhet ta mbash kudo me vete, ke 24 orë në dispozicion për ti hapur. Pas kësaj kohe zarfet e pahapura bëhen të pavlefshëm, edhe në zgjedhjen tënde e merr ose e refuzon valixhen”, thuhej në zarfin e bardhë.

Gjesti ka vendosur që të rrezikojë dhe ta marrë valixhen.
“Nëse e marr këtë ndoshta dal jashtë unë, po ndoshta del dhe dikush tjetër, si dihet jetës. Duhet me rrezikuar. U kry çdo send. Natën e mirë”, tha Gjesti kur mori ‘valixhen e tundimeve’.

Banori hapi zarfin e parë në të cilin shkruhej:

Gjesti, për dy javët e ardhshme nuk mund të flesh më me Eglin. Duhet të zgjedhësh një banor tjetër me të cilin do ndash shtratin gjatë kësaj periudhe. Banori i zgjedhur nga ti nuk mund të thotë “Jo”. Zgjedhja duhet të bëhet tani“.

Pasi lexoi zarfin, Gjesti zgjodhi Rizartën.

Ndërkohë zarfi i dytë kishte të bënte me biletat e fatit për pesë nga banorët. Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’i dhurosh nga një biletë. Vetëm një nga biletat është vajtje – ardhje.

Banorët që Gjesti zgjodhi ishin Livia, Danja, Tiri, Aldo dhe Kelly. Egli ishte banorja që e refuzoi biletën që Gjesti i ofroi.

Në zarfin e tretë shkruhej:

Vëllai i Madh ka një surprizë për ty. Të jep mundësinë të realizosh një videoklip brenda shtëpisë së Big Brother. Mendo me kujdes çdo detaj, përgatitu për këtë eksperiencë unike!

Ndërkohë 4 zarfet e tjerë i la për ditën e sotme.

Por kur u zgjua ai vuri re se në valixhe nuk kishte asnjë nga zarfet dhe nisi menjëherë kërkimet.

Gjatë natës Danja, Vserlo dhe Loredana bënë plan se si t’ia merrnin zarfet banorit. Pasi vendosën që do i merrnin zarfet, Vserlo ikën te krevati ku po flinte Gjesti bashkë me Rizartën dhe merr vetëm dy zarfe. Pranë për t’a ndihmuar ishte Loredana e cila i merr zarfet dhe largohet me vrap.

 Gjesti një zarf e ka hapur ditën e sotme dhe kishte një sfidë për të gjithë banorët por pa u përfshirë ai.

Këngëtari kishte detyrë që të ndante banorët në dy grupe të barabarta dhe më pas ata do të lidheshin me një litar rreth belit dhe do të qëndronin bashkë.

“Nga ky moment ti do të ndash shtëpinë në dy grupe të barabarta, pa përfshirë veten. Banorët do të qëndrojnë të lidhur me një litar rreth belit sipas grupeve që ke përcaktuar, pa mundur të ndahen në asnjë moment. Grupi që do të dorëzohet i pari do të ketë një dënim”, shkruhej në zarfin e pestë që Gjesti vendosi që të hapte.

Gjesti në njërin grup la Laertin, Kelly-n, Danjën, Olën, Valbonën, Loredanë dhe Vserlon.

Ndërkohë grupi tjetër përfshin: Livia, Aldo, Tiri, Rizarta, Egli, Gerta dhe Rozana janë bashkë,

Njëri nga zarfet kishte një dhuratë për Gjestin, një udhëtim në Belek Hotel, hotel tërësisht i ri me një shërbim dhe ushqim të shkëlqyer.

“Gjest, Globus Travel të ka dhuruar një udhëtim fantastik në Etno Belek Hotel, hotel tërësisht i ri me një shërbim dhe ushqim të shkëlqyer dhe mundësi të shumta argëtimi.

Kushdo që rezervon deri më 28 shkurt me Globus Travel përfiton deri më 50 për qind ulje. Rezervo herët, kurse më shumë.

revista.one/