Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë

January 17, 2025 0

Shtëpia e “Big Brother VIP 4” ka qenë sot skena e një debati të ashpër mes Gjestit dhe Xumit, që ka ngritur tensionet në një tjetër nivel. Sherri shpërtheu kur Xumi i përmendi Gjestit një histori personale nga jashtë, duke iu referuar lidhjes së tij me Xheneten në “Big Brother VIP Kosova”.

“Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht në gojë…”, tha Xumi, një koment që provokoi një përgjigje të ashpër nga Gjesti: “Edhe unë ta mora ty Eglin”.

Deklarata e këngëtarit shkaktoi një atmosferë të tensionuar në shtëpi. Banorja Egli, e cila u përmend në këtë bisedë, zgjodhi të mos reagojë në sy të të tjerëve, duke preferuar të ruajë qetësinë për të mos lejuar që kjo situatë të përdoret kundër saj në lojë.

Më vonë, Gjesti iu drejtua Eglit me një kërkim faljeje, duke i shprehur ndjesën për deklaratën e tij. Ai u përpoq të shpjegonte emocionet që e kishin shtyrë të thoshte atë që tha, duke treguar për ndjesitë e vështira që e shoqërojnë brenda lojës.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gjesti: “As unë se kam të lehtë”.
Egli: “Më vjen shumë keq, por për momentin kam hall problemin tim. Varja, se lojë është. Ma ke bërë të qartë që në fillim që është lojë. Tjetër gjë që unë shumë shpesh nuk i perceptoj të gjitha emocionet si lojë. Është faji im”.
Gjesti: “Egli, po të them nuk e kam të lehtë, shumë e kam të vështirë”.
Egli: “Do kalojë”.
Gjesti: “Shumë e kam zor, pasha Zotin e madh. Me më përdorë gjërat jashtë, me familje, me krejt, e me lidhje se me të vërtetë e kam dashur atë vajzë. E kam të vështirë, më beso. Atë fjalë e nxora se më kupi zemra. Ndoshta ty të lëndova”

Ndëkohë Gjesti sërish ka qenë në mendjen e Xhenetës së fundmi, e cila pohoi që i njëjti nuk i ka dërguar asnjë mesazh që pas eliminimit nga BBVK, pa dijeninë e saj që ai tashmë është kthyer në sensacion me të “aderuar” në BBVA.

Xheneta i tha Leos se tashmë që dy javë ajo nuk mori asnjë shenjë nga Gjesti dhe se aludon që mund t’i jetë kthyer ish të dashurës së tij.

“Paramendo që dy javë ditë është dalë dhe asnjë shenjë nuk më ka dhënë, po më duket që u kthy tek ajo beba [ish e dashura]”, i thoshte ajo Leos.

“Ai ka ‘mujtë’ së paku me dërgu një letër”, shtoi Xheneta.

Ishte Leo i cili po ashtu i thoshte që dyshon që Gjesti mund të jetë kthyer tek ish e dashura dhe se ai e kishte përmendur shumë atë gjatë kohës sa ishte brenda.

revista.one/