Gjesti në shtrat me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle vetëm dhe nuk i flet reperit
February 22, 2025Drama dhe emocionet në Big Brother janë në kulmin e tyre, pasi një moment i thjeshtë zgjedhjeje ka sjellë tensione të papritura mes banorëve.
Gjatë një loje, Gjestin u ftua të zgjidhte një partner për të ndarë krevatin dhe vendimi i tij për të zgjedhur Rezartën shkaktoi një reagim të ashpër nga Egli, e cila nuk mundi ta fshehë xhelozinë e saj.
Egli, e cila më parë ka shprehur hapur pëlqimin për Gjestin, u duk qartë e zhgënjyer nga zgjedhja e tij.
Ajo iu drejtua me ironi duke thënë: “Produksioni të tha të zgjidhje”, duke tentuar të maskojë ndjenjat e saj, por tensioni ishte mëse i dukshëm për gjithë banorët.
Nuk është hera e parë që Egli shfaq pakënaqësi për afrimitetin mes Gjestit dhe Rizartës. Prej ditësh, ajo ka shprehur shqetësimin se Rizarta po qëndron shumë pranë Gjestit, duke ndjerë pasiguri dhe duke e lënë të dominohet nga xhelozia.
Më herët Egli nuk e ka fshehur zemërimin dhe zhgënjimin e saj. “Këtë që bëre ti, nuk do ta bëja për një mijë vjet!” – i tha Egli me ton të lartë, duke shprehur hapur pakënaqësinë për zgjedhjen e tij.
Nga ana tjetër, Gjesti u përpoq të sqaronte situatën, duke theksuar se ky vendim nuk ishte për ta bërë Eglin xheloze.
Ai sqaroi se gjatë hyrjes së dy banoreve të reja, ai nuk kishte bërë asnjë lëvizje për të krijuar skena xhelozie apo për ta vënë Eglin në siklet.

Në mes të debatit ndërhyri edhe Gerta, e cila e vuri përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë: “Ke do të zgjidhje? Një vajzë?” – duke iu referuar zgjedhjes së partnerit për të ndarë shtratin.
Egli u përgjigj pa hezitim: “Po, një vajzë”.
Gerta vazhdon: Dhe Gjesti do të zgjidhte një çun?
Në këtë moment, Gjesti nuk u përmbajt dhe ironizoi situatën duke thënë: “Çka po më duhet mua një çun? Çka po më duhet Laerti të më lexojë lektura?”.
Gerta i drejtohet Eglit: Ju të dy nuk jeni në lidhje që ai të kishte një detyrim ndaj teje.
revista.one/