Gjesti paralajmëron produksionin e BBV: E kam një parandjenjë, të martën do ta lë shtëpinë
April 7, 2025Rozana Radi në spektaklin e së shtunës u shpall finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother. E më pas asaj iu dha mundësia që t’i zgjidhte edhe dy banorë të tjerë t’i çonte në finale, ku vendosi për Egli Takon dhe Laert Vasilin.
Duket se pas Prime-t, Gjestit i ka ngelur hatri për gjithë situatat që janë krijuar, teksa ka bërë një paralajmërim.
Ndërsa po fliste në dhomë të gjumit me Danjën dhe Eglin, ai paralajmëroi produksionin. Këngëtari pejan tha se do ta lë lojën të martën pasi po e ndjen se po i mbarohet një ‘kulaç’.
“Po të tregoj, dini njerëz që është duke më mbaruar kulaçi njëjtë, mbani në mend njerëz. Po më vjen të qaj, unë do ta lë lojën. Unë do ta lë lojën të martën, mbani në mend. Më nuk duroj asgjë”, u shpreh ai.
“E kam një parandjenjë që është duke më mbaruar kulaçi keq, jo babë e kam dhënë shpirtin pas kësaj loje, do ta ndez gjithë vendin. Katër veta me zarf të zi, çfarë ka bërë Rozana Radi këtu, kë e ka larguar, askënd. Jo, nuk ka padrejtësi. Keni me pa. Si të fle në gjumë. Unë qeshi, janë shumë gjëra njëmend”, deklaroi Gjesti.
revista.one/