Gjesti-Laert Vasilit: Mos flisni shumë pa lidhje, se ua nxjerr kabllon nga rryma

Gjesti-Laert Vasilit: Mos flisni shumë pa lidhje, se ua nxjerr kabllon nga rryma

July 14, 2025 0

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka reaguar ashpër përmes një videoje në TikTok, pas një vale kritikash që ka marrë nga personazhe publikë.

Reagimi i tij ka ardhur si përgjigje ndaj atyre që, sipas tij, po e gjykojnë në mënyrë të padrejtë pas fitores në spektaklin më të ndjekur televiziv në vend.

“Mos folni shumë, mos folni shumë palidhje, folni pak po jo ashtu me e tepru”, u shpreh ai.

Më tej, përdori një shembull metaforik dhe humoristik për të përshkruar gjendjen e tij emocionale.

“Se tani unë zgjohem një mëngjes, nuk kam cigare, bëhem nervoz dhe ua nxjerri kabllon nga rryma. Tani s’keni bukë më”.

Në të njëjtën video, Gjesti lëshoi edhe një tjetër mesazh që tregon se ai nuk harron lehtë kur ndihet i sulmuar.

“Unë i mbaj gjërat e këqija, edhe dy vite i mbaj, tri… a sa të jetë nevoja. Mos t’ua ndjen”.

Se për kë e ka saktësisht nuk ka përmendur ndonjë emër, ndonëse pritet të shihet në vazhdim.

Disa ditë më parë, Laert Vasili, ka komentuar sërish me tone të ashpra fitoren e Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë të fundit, ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar këtë fitore si një tregues të qartë të rënies së vlerave në shoqërinë shqiptare.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë, tjetri është me tre, katër, pesë klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues, dhe t’i thua ‘koncepti filozofik’”, tha Vasili.

Më tej, ai bëri një analizë më të thelluar sociale, duke pohuar se fitorja e figurave të tilla në spektakle të ndjekura masivisht është vetëm një simptomë e një problemi më të madh: degradimi i shoqërisë shqiptare.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, u shpreh Vasili.

revista.one/